Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Rajoni

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Mal të Zi, qeveria e re më afër rusëve dhe serbëve, ja alarmi i mediave

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Mal të Zi, qeveria e re

Mali i Zi gjendej ende pa një rezultat përfundimtar për zgjedhjet e zhvilluara më 30 gusht. Është dashur dita e djeshme që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dalë me një rezultat përfundimtar zyrtar. Sipas deklarimit të këtij Komisioni, zgjedhjet janë fituar zyrtarisht nga presidenti Milo Gjukanoviç, partia e të cilit Partia Demokrate e Socialistëve ka fituar 30 mandate në Parlamentin e ardhshëm. Më tej PDS ndiqet nga koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi” i cili ka fituar 27 mandate, koalicioni “Paqja është kombi ynë” me 10 mandate dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” që ka arritur të mbledhë mjaftueshëm vota për të pasur katër deputetë. Me më pak mandate nga këto zgjedhje kanë dalë Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët me nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate me dy, dhe me nga vetëm një mandat Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”. Sipas legjislacionit malazez, duke filluar numërimin që nga data e shpalljes përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Shtetëror për Zgjedhjet, brenda 1ç ditëve Kryetari në largim i Parlamentit thërret seancën e parë të qeverisë së re. Hapi pasues pas konstituimit të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet, është që Presidenti propozon emrin e Kryeministrit të ri jo më vonë se 30 ditë nga konstituimi. Qeveria e Malit të Zi do të krijohet nga koalicioni opozitar i përbërë nga “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, liderët e të cilëve Zdravko Krivokapiçit, Aleksa Beçiçit dhe Dritan Avazoviçit më parë kanë dalë me një deklaratë për mediat ku kanë bërë një prezantim të parimeve mbi të cilat do të zhvillojë punën qeveria e re. Ndër to më të rëndësishmet janë bashkëpunimi me NATO-n, njohja e Kosovës nuk do të rishikohet dhe së fundmi sqarohet se nuk do të lihet absolutisht hapësirë për ndryshimin e simboleve shtetërore të Malit të Zi.

Qeveria e re dhe qëndrimi pro rus dhe pro serb

Pas 30 vitesh në pushtet të PDS, qeveria e re do të ketë një qëndrim më pak perëndimor dhe më pro Rusisë dhe Serbisë. Siç njoftojnë mediat malazeze, Milan Knezheviç, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e mbështetës të Serbisë së madhe, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) të Malit të Zi. Një lajm i tillë as nuk është pranuar por as nuk është hedhur poshtë nga Knezheviç. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria. Knezheviç është i njohur për deklaratat e tij me anë të të cilave ka shprehur gjithmonë pa droje e rezerva dashurinë dhe vlerësimin e lartë për Rusinë dhe presidentin rus Putin, Serbinë dhe atë që ai e quan si “pjesë e Serbisë” Kosovën. Në deklaratat e mëparshme ai nuk është kursyer në përdorimin e gfjuhës së urrejtjes ndaj perëndimit, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë malazeze, e kishin klasifikuar që më parë Knezheviqin, si një nga anëtarët e grupit që kishin organizuar tentativën për grusht shteti në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushin e shtetint ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish-drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiç, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi. Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knezheviç që nga shkurti i 2016 zhvilloi shumë vizita në Moskë, ndërsa më intensive këto vizita bëhen nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për përmbysjen e pushtetit të Gjukanoviç. Gjatë vizitova ai kishte takime me zyrtarë të lartë të partisë së Putinit dhe persona që të botës ushtarake dhe të sigurisë.