
Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Shpallja ‘non grata’ e ambasadorit, Serbia bën lëvizjen e papritur

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2020
Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic njoftoi për vendimin më 29 nëntor pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe pas konsultimeve me serbët e Malit të Zi.
“Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”, tha Bërnabic.
Ajo shfaqi shpresën se ky veprim do të konsiderohet nga ana e Podgoricës si shenjë e vullnetit të mirë si dhe potencoi se Serbia do të vazhdojë të zhvillojë raportet me Malin e Zi. “Ne edhe njëherë po e shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë”, tha ajo. Presidenti Vuçic tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi.
Në një mesazh në Twitter, Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë. Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë më herët Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë. Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” .
Më të lexuarat


Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma

Bilanci/ Surprizojnë shifrat e COVID 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Maqedonia e Veriut përfiton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid-19

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministri grek

Nuk ndalet shqiptari Dritan Abazoviç, del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Presidenti duhet të bashkëjetojë me qeverinë e re, ose...

Përgjohet presidenti, autoritetet nisin hetim të menjëhershëm
