BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Shpërndarja e Kuvendit, Kurti: Lajm i mirë për Kosovën prishja e PAN

Shpërndarja e Kuvendit, Kurti: Lajm i mirë për Kosovën
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke thënë se sot është një ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij u largua një qeveri që në koalicionin PAN kishte më shumë parti sesa deputetë.
 
“Ishte një qeveri në të cilën kryeministri që u dorëhoq kishte dyfish më shumë parti në koalicion se sa deputet në Kuvend. Sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti. 
 
Sa i përket një marrëveshje parazgjedhore me LDK, Kurti ka thënë se janë në një proces të mirë, për të cilin shprehet mjaft optimist.
 
“Tash për tash jemi në një proces të mirë e për kurorëzimin e të cilit unë jam optimist”, ka thënë ai. 
 
Kreu i Vetëvendosje tha se nuk do të futet në koalicione me partitë të cilat kanë qenë pjesë e Qeverisë këto dy vitet e fundit.
 
“Unë po flas si njeri që do të jem në ballë të Lëvizjes në fushatë, për zgjedhjet që do të mbahen ose ne fund të shtatorit ose ne fillim të tetorit. Ne konsiderojmë që shteti i kapur i Kosovës është pikërisht i tillë për shkak të PDK-së, e cila e ka uzurpuar shtetin.  Ne nuk hyjmë në koalicione me ata që ishin pjesë e kësaj qeverie. Pra këta që kanë qeverisur, besoj që nuk do të duhej të qeverisin më”, ka shtuar Kurti.
 
Kurti ka thënë se qeveria e ardhshme nuk duhet të merret me vendime të mëdha, por me punë të mëdha, duke përmendur këtu arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe në fund edhe dialogun me Serbinë.
 
“Qeveria e ardhshme nuk do të duhej të merret me vendime të mëdha si puna e demarkacionit Meha, e që s’na i solli vizat. Por duhet të merremi me punë të mëdha. Shëndetësi, arsim e treg të punës. Kemi shumë punë të mëdha. Dialogu me Serbinë është prioritet i Serbisë për t’u integruar. Duhet të shikojmë gjendjen e marrëveshjeve të nënshkruara dhe pastaj t’i paraqesim kërkesat tona”, ka thënë ndër të tjera ai.

Më të lexuarat