BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Rajoni

Shpërthejnë tensionet/ "Tradhtar, shite Kosovën", protestuesit qëllojnë me shpulla ish-ministrin (VIDEO)

Shpërthejnë tensionet/ "Tradhtar, shite Kosovën",

Një valë protestash shpërthyen mbrëmë në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Vuk Jeremiç, është përballur me protestuesit ndërsa po kalonte para dyerve të Kuvendit të Serbisë.

Ata e kanë goditur me shpulla në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”. Kujtojmë që një grup mbështetës i opozitës sulmoi dje godinën e Parlamentit duke tentuar të hyjë brenda saj.

Ndërkaq, Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës ndërsa turma bërtiste në kor: “Dorëheqje! Dorëheqje”. Të martën Vuçiç tha se masat strikte vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, duke u shprehur se gjendja e jashtëzakonshme mund të shtrihet nga Beogradi në mbarë vendin.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të vendoset ora policore gjatë vikendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë, ndërsa paralajmëroi se nga 8 korriku do ndalohen tubimet publike me mbi 5 persona.