BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Rajoni

Shpërthen deputeti serb: Vuçiç qëndron pas sulmit në veri të Kosovës, duhet të japë dorëheqjen!

Shpërthen deputeti serb: Vuçiç qëndron pas sulmit

Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç ka shpërthyer sot me tone të ashpra ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç se duhet të japë dorëheqjen pasi, siç tha ai “ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit”.

Duke komentuar raportimet se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë krimineli dhe terroristi, njëherit nënkryetari i Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve të Kosovës Milan Radoijçiç, ka theksuar se pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist nuk do të ishte befasi.

“Nëse Radojiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoijçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in”, ka pohuar, transmeton media opozitare sebe “Nova”.

Milivojeviç tha se tashmë është e konfirmuar se Vuçiç është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve, raporton media serbe nova.rs

“Vuçiç është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve. Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? Është vërtetuar se Vuçiç është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha ai.

Ai theksoi se institucionet shtetërore do të duhet të njoftojnë se sa persona kanë vdekur në Banjskë dhe sa janë plagosur dhe arrestuar.

“Në konferencën për shtyp të dielën në mbrëmje, Vuçiç ka bërë të ditur të gjitha informacionet e pasakta. Qeveria është e detyruar t'i informojë familjet se si dhe pse vdiqën të dashurit e tyre”, tha Milivojeviç.

Ai tha se “Vuçiçit nuk i intereson nëse serbët në Kosovë do të dëbohen, vriten apo do të përfundojnë nën represionin e autoriteteve të Prishtinës”.

Të hënën mediumi boshnjak “Istraga.ba”, raportoi se nënkryetari i Listës Serbe, krimineli dhe terroristi, Milan Radojiçiç është plagosur të dielën në Veri, konkretisht në fshatin Banjskë të Zveçanit ku rreth 30 terroristë gjuajtën në drejtim të Policisë së Kosovës.

Në një audio-incizim që e ka publikuar ky medium, thuhet se kanë provuar disa herë ta kontaktojnë Radojiçiç-in, po kontakti me të ka qenë i pamundur.

“Fillimisht një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se nuk është Radojiçiç, ndërsa më pas i njëjti person ka pohuar se Radojiçiç është mirë”, raporton mediumi boshnjak.

Sipas këtij mediumi, Radojiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviç, ndodhet në Serbi i cili po trajtohet.