
"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

Shpërthen një tjetër krizë mes Serbisë dhe Kosovës, Kurti-Vuçiç me sytë nga Perëndimi për zgjedhjet në Veri, mediat serbe paralajmërojnë zhvillime të forta pas 23 prillit

Shkruar nga Elmas Bogdani 24 Mars 2023

Media serbe “Blic” i ka kushtuar një artikull përplasjeve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Në median e Beogradit thuhet se “nëse dikush mendonte se Marrëveshja e Ohrit do ta zgjidhte menjëherë krizën institucionale dhe të sigurisë në veri të Kosovës, fatkeqësisht gabon. Sfidë e re janë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës të planifikuara për 23 prill, në të cilat Lista Serbe definitivisht nuk do të marrë pjesë për shkak se nuk është formuar Unioni i Komunave Serbe. Analistët presin që Brukseli dhe Uashingtoni, si ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ta zgjidhin këtë problem dhe zgjedhjet të shtyhen sërish.
Sherri për zgjedhjet në Veri
Sipas “Blic”, qeveria e Albin Kurtit ka shpallur dy herë në mënyrë të njëanshme zgjedhjet lokale në veri të Kosovës si kundërpërgjigje ndaj faktit që serbët u larguan nga institucionet e Prishtinës në nëntor. Serbët vendosën të ndërmarrin këtë hap për shkak të një sërë provokimesh nga Prishtina: nga shpallja e anulimit të dokumenteve dhe targave serbe në Kosovë e deri te arrestimi i disa serbëve në veri të Kosovës. Media serbe shkruan se zgjedhjet lokale në veri të Kosovës fillimisht duhet të mbaheshin më 18 dhjetor, por për shkak të bojkotit serb dhe tensioneve të larta, ato u zhvendosën për 23 prill. Mirëpo, me afrimin e kësaj date, gjithnjë e më pak shanset që ato zgjedhje të mbahen, posaçërisht pasi Lista Serbe vendosi t'i bojkotojë përsëri për shkak të mos formimit të ZSO-së. Nëse merret parasysh ajo që ndodhi në veri të Kosovës këtë vjeshtë dhe dimër, është e qartë se Beogradi dhe Prishtina, si dhe Perëndimi, po përballen me një sfidë të re të sigurisë.
Fati i qeverisë së Kurtit
Ish-diplomati Zoran Milivojeviç thekson për “Blic” se nëse mbahen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë mund të kenë ligjshmëri, por jo legjitimitet. “Pa serb, këto zgjedhje humbasin kuptimin e tyre. Dhe qëndrimi i serbëve është i qartë se nuk duan të kthehen në institucione derisa të formohet ZSO. Prandaj mendoj se do të ishte racionale të mos mbaheshin ato zgjedhje”, vlerëson Milivojeviç. Siç thotë ai, Marrëveshja e Ohrit përcakton dinamikën e proceseve të mëtejshme politike në Kosovë. “Në plan të parë është formimi i ZSO. Prandaj zhvillimi i ngjarjeve varet mbi të gjitha nga Prishtina dhe ndërmjetësit në dialog, dmth Brukseli dhe Uashingtoni. Pas kësaj, në rend dite mund të jenë çështjet e të pagjeturve, formimi i ekipit monitorues dhe pika të tjera nga Marrëveshja e Ohrit”, analizon Milivojeviç. Megjithatë, ish-diplomati nuk mendon se gjithçka do të ndodhë shpejt. “Nuk besoj se ZSO do të formohet së shpejti sepse nga kjo varet fati i qeverisë aktuale në Prishtinë. Vetëm nëse nuk ka presion të madh nga Uashingtoni”, përfundon Milivojeviç.
Brukseli dhe Uashingtoni përgatitën një "garë pa fillim"
Në anën tjetër, kryetari i Bordit të Drejtorëve të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, shprehet i shqetësuar për vakumin institucional në Kosovë. “Brukseli dhe Uashingtoni mburren me Marrëveshjen e Ohrit, por sikur të keni përgatitur gjithçka për garën, stadiumin, pistën e fushës, por nuk ka sportistë dhe startues. Ende nuk ka kthim ligjor dhe legjitim të serbëve në institucione, në polici, në gjyqësi, në prokurori, në dogana... Një situatë e tillë nuk është më e qëndrueshme dhe paraqet rrezik të madh”, paralajmëron Janjiç.
Nuk është zgjidhur plotësisht as çështja e targave?
Për mediat serbe, nuk duhet harruar gjithashtu se çështja e automjeteve me targa të Serbisë nuk është zgjidhur plotësisht për shkak se të dyja palët kanë interpretime të ndryshme të marrëveshjes së arritur në fund të nëntorit, për këtë arsye ka pasur shumë tensione në vendkalimet administrative në janar. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, nga shtatori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti janë riregjistruar gjithsej vetëm 92 vetura nga targat serbe në RKS, dhe 46 prej tyre janë regjistruar në veri të Kosovës.
Më të lexuarat


Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Prishtinë, ja çfarë pritet të diskutojnë me Kurtin

“Kosova nuk është Serbi”, deputetja britanike lëshon thirrjen e fortë ndaj ndërkombëtarëve: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve

Shpërthimi i zjarrit në spitalin Covid të Tetovës ku humbën jetën 14 pacientë, merret vendimi për të akuzuarit (emrat)

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

" Duan të coptojnë Kosovën", Kurti del me thirrjen urgjente ndaj ndërkombëtarëve

Tensionet në Veri, Albin Kurti: Kërkojnë ndarjen e Kosovës, duan ta realizojnë me dhunë

Kush po e kërcënon presidentin e Serbisë? Vuçiç del me deklaratën e papritur: Jam gati të vdes

Nga rrahja e shtetasit amerikan, tek prania e grupeve ekstremiste, zbardhen prapaskenat dhe incidentet e dhunshme nga protestat në Serbi

Beogradi “në flakë” nga protestat, Vuçiç bën paralajmërimin e frikshëm, kryeministrja serbe gati të japë dorëheqje, ja pse vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje shumë shpejt

Tensionet në veri, kreu i PDK-së habit me deklaratën e pazakontë: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, frikësohen se vijnë në një mini-Ukrainë
