
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Shpërthimi i zjarrit në spitalin Covid të Tetovës ku humbën jetën 14 pacientë, merret vendimi për të akuzuarit (emrat)

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Qershor 2023
Gjykata Themelore në Tetovë dha të hënën vendimin, lidhur me rastin e djegies së spitalit modular të koronavirusit në shtator të vitit 2021 në këtë qytet.
Dy ish-drejtorët e akuzuar të spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi morën “dënime me kusht” (dënime me kusht prej një viti e gjysmë, që do t’i çonte në burg në rast se brenda një periudhe prej tre vjetësh kryejnë një vepër penale), ndërsa mjeku Boban Vuçevski u lirua nga akuzat.
Prokuroria akuzonte zotin Besimi dhe zotin Etemi për “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjekun Vuçevski për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, pacientë që po trajtoheshin për koronavirusin dhe si familjarë të tyre, të cilët kujdeseshin për ta.
Prania e familjarëve në hapsirat e spitalit pranë të sëmurëve bëri që akuzat të shtohen kundër drejtuesve të institucionit shëndetësor, megjithëse shkaku i zjarrit, sipas hetimeve ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një prizë zgjatuese.
Po ashtu spitalit i mungonin pajisjet kundër zjarrit.
Gjykata vlerësoi se të akuzuarit “Besimi dhe Etemi janë fajtorë sepse kanë shkaktuar rrezik ndaj jestës së pacientëve dhe familjarëve të tyre të ndodhur brenda spitalit në çastin kur ka shpërthyer zjarri”. Ata duhet të paguajë nga një milion denarë (rreth 17.500 dollarë) familjarëve të viktimave, teksa këta të fundit do të mund të kërkojnë dëmshpërblime me një procedurë civile.
Në vendimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit nuk kishin vendosur mjete të duhura për mbrojtje nga zjarri, duke rrezikuar jetën e njerezve dhe pacientëve të prekur nga COVID-19.
Vendimi u përshëndet me duartrokitje jashta gjykatës nga mbështetës të mjekut Vuçevski, i liruar nga akuzat.
Ish-drejtori Florin Besimi u deklarua i pafajshëm, teksa tha se nuk e kuptonte akt-vendimin e gjykatës.
“Provat dhe faktet e dorëzuara në gjykatë e dëshmojnë pafajësinë time”, u shpreh Besimi duke theksuar se ai vetë nuk kishte lidhje me spitalin modular, as në realizimin dhe mbikëqyrjen e tij.
Ndërkohë, ai paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në një instancë më të lartë gjyqësore.
Në këtë rast tragjik të ndodhur më 8 shtator, të vitit 2021 të paktën 12 persona të tjerë u lënduan. Pas kritikave të shumta dhe pakënaqësive në opinionin publik, autoritetet angazhuan pas pak muajsh ekspertë gjermanë që të zhvillojnë hetime dhe ekspertiza e tyre u bë në laboratorë jashtë Maqedonisë së Veriut. Procesi gjyqësor filloi në dhjetor të vitit 2022. VOA
Më të lexuarat


Vrasja e policit në veri, ministri Svelça zbulon detaje tronditëse: Kemi gjetur dokumente ruse, Rusia dhe Serbia janë në të njëjtën linjë

Sulmi në Banjskë/ Serbët nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë, heshtje në stadium dhe... (Video)

“Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë”/ Vuçiçin e kap frika: Do të tërheqim forcat tona nga ajo zonë

Ushtria serbe niset drejt vijës kufitare me Kosovën, vjen reagimi nga qeveria dhe zbardh detajet

Ambasadori britanik në Beograd ultimatum Serbisë: T’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë

Publikohet audio-përgjimi/ “Jam i shqetësuar", si Ivanoviç paralajmëroi para vrasjes së tij për Radoiçiç: Ky është krimineli, mbajeni mend çfarë po ju them!

Tensionet në Veri/ Propozimi urgjent i deputetes britanike: Të krijohet një aleancë e re SHBA-Britani-Kosovë

Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, zbardhen detaje të rëndësishme nga biseda

Sulmi në Banjskë/ Albin Kurti flet për ‘Al Jazeera’, akuzon Beogradin për nxitje të dhunës dhe zbulon skenarit e frikshëm të presidentit serb: Ja çfarë po synon Vuçiç në Kosovë

Sulmi në Banjskë/ Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve, çfarë pritet
