BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Rajoni

“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët”, Albin Kurti bën deklaratën e papritur

“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër

Albin Kurti ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili u shpreh pak javë më parë se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët.

Sipas tij kjo deklaratë do harrohet shumë shpejt.

"Në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama propozoi një president të përbashkët, ajo u harrua, tani ramë te ministri i shtetit dhe tani kjo po harrohet edhe më shpejt.

Daullet i kanë marrë Lorik Cana dhe Rita Ora, duhet të shkojmë përtej atyre, prej nesh priten plane, punë dhe buxhet. Shumë mirë të ishte që Shqipëria ta kishte një konsullatë në Manastir apo Preshevë.

Ne kemi rreth 50 marrëveshje Kosovë-Shqipëri, 30 janë për cështjet ekonomike, e kam ngritur edhe me Ramën në takim. Nuk ka nevojë që ministrat dhe kryeministrat ta kopjojnë Lorik Canën apo Rita Orën për simbolin e shqiponjës. Përveç komisioneve të përbashkëta, është mirë të kemi edhe regjistrin e përbashkët civil dhe të biznese" tha Kurti në Report Tv.