Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptarët protestojnë në disa qytete, në Tetovë përleshje me policinë

Shqiptarët protestojnë në disa qytete, në Tetovë përleshje me policinë

Postuar: 07/07/2014 - 07:34

Protesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së. Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit.
 
Qindra qytetarë të Tetovës ishin grumbulluar në Sheshin “Iliria” në Tetovë, ku e kanë filluar protestën paqësore për rastin “Monstra” dhe për dhunën policore të së premtes në Shkup. Protestuesit kanë nisur marshin me flamuj kombëtarë dhe rekuizite të tjera. 
 
Në mesin e qindra protestuesve që qëndronin përpara bllokadës së policisë, e të tjerë filmonin, një person ka zgjedhur të konfrontohej ballë për ballë me policinë maqedonase.
 
Në momentin që  policët gjuanin me shkopinj gome ndaj protestuesve, djaloshi shqiptar gjuante me duar duke iu kundërvënë atyre. Siç shihet edhe nga fotoja, shqiptari duket mjaft i vendosur dhe aspak i frikësuar përballë policisë, duke e sulmuar fizikisht dhe i pambrojtur. Protestuesi shqiptar ka vijuar goditjet ndaj policisë deri në agravim të situatës.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:51

Autoritetin Kosovar të Konkurrencës tha sot  se pas hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëveshje në mes të kompanive te karburanteve  për ta kurdisur çmimin.
 

Postuar: 21/11/2019 - 15:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimev

Postuar: 21/11/2019 - 15:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka ndodhur sot një përleshje mes vëzhguesve të Ni

Postuar: 21/11/2019 - 15:05

Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar ditë më parë ne rrjetin YouTube flet për m

Postuar: 21/11/2019 - 14:59

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë dje se në zgjedhjet e ardhshme në Maq

Postuar: 21/11/2019 - 10:46

Serbia është tronditur së fundmi nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gjykatën Speciale në Beogra

Postuar: 20/11/2019 - 18:38

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gji