BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Rajoni

"Shqiptarët s’mund të frikësohen nga Biden”, Haradinaj hedh dyshimet ndaj Kurtit: Pse po fshihesh

"Shqiptarët s’mund të frikësohen nga Biden”,

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përballë dialogut me Serbinë.

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj ka ngritur pyetjen se “përse kryeministri Kurti po i fshihet Amerikës” dhe nuk u kërkon që të caktojnë një të ngarkuar Special për njohjen reciproke.

“Pse kryeministri ynë po ikë e po i fshihet Amerikës? Është e habitshme kur kryeministri i lajmëron marrëveshjet e mëhershme dhe thotë se krejt çka ka mbet është njohja reciproke. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit të Amerikës – me i kërku një të ngarkuar special, një emisar special, për njohjen reciproke?”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, një shqiptar “nuk ka arsye që të frikësohet” prej presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Pse nuk po guxojmë t’i kërkojmë Amerikës rolin e vet që i takon në këtë çështje duke e ditë se çështjet e mëdha nuk kryhen pa Amerikën? Duhet të mendojmë të gjithë pse nuk po i shkruajmë për çështjen e statusit final? Nëse ne frikësohemi prej këtij presidenti të amerikës, si do të presim prej një presidenti të ardhshëm. Nuk besoj që një shqiptar ka arsye me u frikësu prej presidentit Biden. Pse? Pse? Pse? Ka diçka që jep pikëpyetje”, tha Haradinaj.