Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtëpia e Bardhë: Samiti SHBA - Kore e Veriut nuk do të zhvillohet

Postuar: 25/05/2018 - 07:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar dje se samiti i shumëpritur mes tij dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, i parashikuar më 12 qershor në Singapor, për arsye të “zemërimit dhe armiqësisë” në deklaratat e fundit të Penianit. Në letrën publike të anulimit Trump tha se do të preferonte që një ditë të takohej me Kim, dhe anulimin e përshkroi si një "mundësi të humbur" dhe moment të trishtë të historisë. "Për fat të keq, bazuar në zemërimin dhe armiqësinë e hapur në deklaratat tuaja të fundit, mendoj se për momentin është e papërshtatshme që të kryhet në këtë kohë takimi i planifikuar prej kohësh”. Më tej në letrën e tij Trump linte mënjanë mirësjelljen dhe përmendte potencialin bërthamor të SHBA. “Ju flisni për aftësitë tuaja bërthamore, por tonat janë aq të mëdha saqë i lutemi zotit të mos përdoren”, tha Trump, duke ofruar më tej vazhdim të komunikimit dhe të negociatave. Presidenti po ashtu paralajmëroi se forcat e armatosura amerikane janë "më të përgatitura se kurrë" së bashku me aleatët koreano-jugorë dhe japonezë, nëse Koreja e Veriut ndërmerr "ndonjë akt të papeshuar apo të papërgjegjshëm".

Deklarata e fundit e Penianit

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas komenteve të djeshme nga autoritetet në Phenian, që u shprehën se Koreja e Veriut është e gatshme për të dyja: ballafaqim bërthamor, ose për bisedime në tryezën e negociatave. Po dje Pheniani u shpreh me terma fyese në adresë të Nënpresidentit Mike Pence, duke e cilësuar si një "politikan budalla". Pas ofendimit ndajPence, një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut paralajmëroi se Peniani është i gatshëm për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon. Choe Son-hui tha se Korea Veriore nuk do ta lusë SHBA për dialog e as nuk do të përpiqet ta bindë atë të ndjekë bisedimet. Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë për 12 qershor midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit veri-korean, Kim Jong-un, mund të shtyhet ose të anulohet. Pheniani tha se do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse SHBA këmbëngul që ai të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme. Choe Son-hui ka qenë e përfshirë në disa ndërveprime diplomatike me SHBA gjatë dekadës së fundit. Në artikullin e publikuar nga agjencia veri-koreane KCNA, ajo tha se Pence ka bërë “deklarata të shfrenuara dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshirë komentet e tij se Koreja e Veriut “mund të përfundojë si Libia”.

Kim shkatërron impjantin bërthamor

Ironikisht zhvillimi i djeshëm ndodhi në ditën kur gazetarët ndërkombëtarë raportonin direkt nga Koreja e Veriut për hedhjen në erë të tuneleve të testeve bërthamore, si masë paraprake për të ulur tensionet rajonale. Gazetarët e huaj në zonën e testimit bërthamor Punggye-ri thanë se panë me sytë e tyre shpërthimin e madh. Veriu u shpreh i gatshëm të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në. Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017 kur dhe u bë i papërdorshëm. Tunelet u shembën në një seri shpërthimesh përpara rreth 20 gazetarëve të zgjedhur ndërkombëtarisht. Dy shpërthime thuhet se janë kryer në mëngjes dhe katër pasdite. Reporteri i Sky News, Tom Cheshire ishte në mesin e gazetarëve të pranishëm. Ai tha se dyert e tuneleve ishin me tela kudo. “Ata numëruan tre, dy, një, e pastaj ndodhi një shpërthim të madh, aq i forte sa u tund dheu. Pluhuri erdhi afër, nxehtë- sia dhe zhurma ishin shume e forte” tha ai. Ndërsa Pentagoni tha dje se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo "veprim provokues " nga Koreja e Veriut. Gjeneral-lejtnant Kenneth McKenzie tha: "Ne jemi duke qëndruar si një boksier, jemi të gatshëm të përgjigjemi. Do të shohim se çfarë zhvillime do të ketë në ditët e ardhshme. Nëse ndodhin veprime provokative nga Koreja e Veriut, ne me siguri do të jemi gati në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë në rajon"./ Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Palmer konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE

Postuar: 22/10/2018 - 20:02

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim zyrtar me zv. ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer.
 
Marrëveshja e Prespës, Rusia: SHBA organizoi “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë

Postuar: 22/10/2018 - 20:00

Ministria e Punëve të Jashtme ruse konsideron se SHBA organizuan “votim të pandershëm&rdq
Kosovë, FSK mohon largimin e pjesëtarëve serbë

Postuar: 22/10/2018 - 18:04

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës tha sot se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për largim n
Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Postuar: 22/10/2018 - 18:01

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar proce
Maljevac

Postuar: 22/10/2018 - 16:49

Policia e Bosnies ka bllokuar sot rreth 200 emigrantë që përpiqeshin të arrinin kufirin me Kroa
Ish-kryeministri kroat dënohet për rryshfet, përfitime lufte

Postuar: 22/10/2018 - 16:47

Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burg për marrjen
Beograd, gjykata serbe: Fjala ‘siptar’ ofenduese për kosovarët

Postuar: 22/10/2018 - 16:08

Gjyqësori serb ka gjobitur sot një organizata serbe të medias për përdormin e fjalës ‘sip