BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Rajoni

Shteti fqinj me ne ashpërson masat, mbyll kafenetë, restorantet dhe konviktet. Kush s’vë maskë gjobitet me ...

Shteti fqinj me ne ashpërson masat, mbyll kafenetë, restorantet dhe

Pas shtimit të rasteve me Covid-19, duket që Serbia iu ka rikthyer shtimit të masave. Presidenti serb Aleksandar Vucic tha të enjten se qeveria ka vendosur të mbyllë konviktet e studentëve në Beograd dhe të kufizojë orarin e punës të të gjitha klubeve, restoranteve dhe kafeneve për një periudhë dy-javore.

Duke folur drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror serb (RTS), Vuçiç tha se klubet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen midis orës 11:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Ai shtoi se do të vendoset ndalimi i tubimeve publike me më shumë se 100 njerëz dhe tubimet në natyrë me më shumë se 500 persona.

Ai tha se gjobat, ndërmjet 5.000 dhe 6.000 dinarë, do të aplikohen nëse njerëzit nuk mbajnë maska ??në transportet publike dhe qendrat tregtare.

Vuçiç shtoi se Beogradi është problemi më i madh aktualisht sepse 82.5 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë zbuluar në kryeqytetin serb.