BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton sinjalet se mund të njihet pavarësia

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka vizituar ditën e djeshme Kosovën, ku ka zhvilluar edhe një sërë takimesh dhe ka dhënë edhe deklarata të cilat kanë sqaruar shumë nga pikëpyetjet e ditëve të fundit mes marrëdhënieve mes dy shteteve. Kryediplomati grek, në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se shteti i tij e përkrah rrugën europiane të Kosovës dhe ka siguruar për mbështetjen greke për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë presidentja Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, pavërisht faktit që shteti grek ende nuk e njeh Kosovën, madje ajo ka thekuar faktin se një njohje nga ana e Greqisë, sigurisht që do të ndikonte në një thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Zonja Osmani nuk ka lënë jashtë fokusit rëndësinë që ka për Kosovën përfshirja në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë dhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës mes Greqisë e Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, është shprehur presidentja Osmani. Një takim Dendias ka zhvilluar edhe më kryepalamentarin Glauk Konjufca. Edhe në këtë takim është diskutuar rruga europiane e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ndërkohë që shteti i Kosovës ka përmbushur prej kohësh çdo kërkesë dhe kushte të vënë nga unioni. Ministri i Jashtëm grek ritheksoi qëndrimin e shtetit grek për mbështetjen e Kosovës rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Po ashtu ministri Dendias vuri në pah se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik, të energjisë dhe kontributin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e shpërndarë pas takimit. Ashtu si zonja Osmani, edhe kreu i Parlamentit të Kosovës shprehu gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe dobishmërinë që do ta kishte për Republikën e Kosovës njohja nga ana e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Takimet e tjera

Konjufca vlerësoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet. Gjatë ditës së djeshme zoti Dendias ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Kryediplomati grek është shprehur në një konferencë të përbashkët me zonjën Gërvalla se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Por jo vetëm, sepse ka edhe fusha të tjera në të cilat do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Greqia është e përkushtuar në nismën Ballkani të mbetet lartë në agjendën evropiane. Ne e përkrahim fuqishëm edhe dialogun dhe shpresojmë se ai do të rezultojë me një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin”, ka bërë të ditur ai. Sakaq, ministrja Gërvalla tha se me ministrin grek janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha, duke lënë pas përvojat e hidhura të së kaluarës. Ndërkohë dy shtetet janë dakorduar edhe në lidhje me avancimin e statusit të Zyrës së Kosovës në Athinë. Gërvalla tha se Zyra e Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjesht për çështje ekonomike do të jetë një zyrë e ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fushat tjera, duke përfshirë edhe atë politike. “Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo. Gërvalla shtoi se Kosova dhe Greqia ndajnë mendimin se integrimi në BE dhe NATO është ndër hapat më të rëndësishëm drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Më të lexuarat