BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Rajoni

Shtohen misteret, raportuesja për Kosovën vizitë në Hagë pas marrjes së Thaçit në pyetje, Hoxhaj reagon ashpër

Shtohen misteret, raportuesja për Kosovën vizitë në

Një ditë pas përfundimit të marrjes në pyetje të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë, atje shkoi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Shkuarja e eurodeputetes në Hagë ka krijuar polemika në Kosovë, duke e vlerësuar veprimin e saj si një përpjekje për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë. Cramon e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë duke siguruar se askush nga Parlamenti Europian nuk do të përfshihej në ndonjë vendim të gjyqësorit. “Unë kurrë s’kam ndërhyrë dhe kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Askush nga ne në Parlamentin e Europës nuk do të involvohej në ndonjë vendim të gjyqësorit. Kur bisedoni me prokurorin special Jack Smith, pastaj me ata të regjistrit si dhe me kryetarin e gjykatës ju do ta shihni se ata janë krejt të pavarur. Ata nuk do të lejojnë të bëni madje asnjë pyetje specifike për cilindo rast që e kanë në shqyrtim”, sqaroi ajo. Raportuesja në Parlamentin Evopian mohon se kishte ftesë për vizitë por vetëm kërkesë që e kishte bërë qysh në fillim të vitit e që e realizoi të premten e 17 korrikut. “Specialja është strukturë e rëndësishme për sundim të ligjit e Kosovës. Është obligimi im që të njoftohem me punën e këtij institucioni në Hagë. Kjo ishte arsyeja kyçe e vizitës sime. Natyrisht isha e interesuar të dija se si është strukturimi dhe pse kanë marrë aq shumë kohë”, tha ajo. Viola von Cramon tha se krijoi bindje se deri në fund të verës do të jepet lajmi për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë propozim aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK-së Veseli dhe të tjerë personave. Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, ka folur për punën e Gjykatës Speciale në Hagë. Ajo përmes një shkrimi në Twitter, ka treguar se ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Cramon është shprehur se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës. “Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon. Deri tani prokurorët kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë javës së kaluar në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pas daljes nga Prokuroria më 16 korrik, Thaçi deklaroi se ka dhënë dëshminë e tij dhe se pret që prokurori dhe gjykatësi të vendosin në mënyrë profesionale për dëshminë e tij.

Reagimi i Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vizitës së Viola von Cramon në Hagë, një ditë pas intervistimit të presidentit, Hashim Thaçi. Hoxhaj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputete viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.Vizitën e Viola von Cramon në Speciale, nënkryetari i PDK-së e ka cilësuar si ndërhyrje politike. “Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri Viola von Cramon” ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twitter.