BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Rajoni

Shtohen rastet me të prekur në Maqedoninë e Veriut, merren masa më shtrënguese kundër virusit

Shtohen rastet me të prekur në Maqedoninë e Veriut, merren masa

Shifra rekord të të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Që nga paraqitja e rastit të parë dhe për dallim nga ditët tjera, sot janë regjistruar 22 persona të infektuar. Nga 71 të testuarit e mbrëmjes së kaluar dhe nga 43 të testuar gjatë ditës së sotme, numri i të infektuarve me COVID-10 në arriti në 70.

Numri i të infektuarve nëpër qytete:
Shkup – 36 raste
Dibër – 30 raste
Gostivar – 1 rast
Ohër – 1 rast
Shtip – 2 rast

Duke parë situatën e krijuar nga pandemia dhe që njerëzit nuk po ndërgjegjësohen për qëndrimin në shtëpi, autoritetet maqedonase vendosën të shtrëngojnë masat, shkruan “Alsat”.

Tashmë do të ndalohet mbledhja e më shumë se pesë personave në publik. Policia është urdhëruar t’i prishë grupet dhe të forcojë kontrollet në parqe. Një nga masat e qeverisë është që rojtarët të kontrollojnë hyrjen dhe daljen e marketeve, farmacive, zyrave postare.