Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtohen tensionet Kosovë-Serbi? Ministri i Jashtëm serb kërcënon drejtpërdrejtë: Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund...

Postuar: 14/10/2019 - 18:59

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas ngjarjes në Kosovë ku mbetën të helmuar 26 zyrtarë të KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, Daçiç i ka quajtur manipulime, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

“Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se “jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

“A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend të politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë”, tha Daçiç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 17:41

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar bdaj koalicionit NISMA-AKR-PD, pas ankesës që këta të fundit drejtuan në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e mbi katër mijë votave të mërgatës nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Postuar: 22/11/2019 - 15:16

Një aferë spiunazhi mes një ish-agjenti serb dhe një pjesëtari të shërbimeve sekrete ruse ka he

Postuar: 22/11/2019 - 15:06

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski beson se nisma e njohur si “Mini-Shen

Postuar: 22/11/2019 - 15:02

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha dje se pa një Kosovë të fortë nuk mund t

Postuar: 22/11/2019 - 14:49

Sipas Ligjit të festave, dita e sotme 22 nëntori , Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është fest

Postuar: 22/11/2019 - 14:00

Daut Hoxha nga Ferizaj i Kosovës është i verbër, por kjo nuk e ka penguar atë të punojë si z

Postuar: 22/11/2019 - 12:00

Dorentina Qerimi është një 22-vjeçare nga Ferizaj, e cila po thyen tabutë me profesionin që