
Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një sulm raketor para se të pushtonte Ukrainën

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Shtohen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti jep alarmin për konflikt të armatosur, ndërkombëtarët shuajnë planet e Vuçiçit, paralajmërohet ndërhyrja e KFOR-it

Shkruar nga Bleona Kolaj 9 Gusht 2022

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa vijnë dhe shtohen. “Ekziston rreziku për luftë”, ishte kjo deklarata e kryeministrit të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime. Referuar tensioneve në Veri të Kosovës, Albin Kurti lëshoi alarmin se konflikti i armatosur mund të jetë pranë. Ky sinjal i Kurtit nuk është pritur mirë nga pala serbe, teksa janë shprehur se ‘Kurti hapur do luftë, jo dialog dhe marrëveshje’. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ndërkombëtarëve, të cilët e kanë bërë të qartë se nuk mund të nisë një luftë e re. KFOR-i pas takimit me Kurtin ka bërë me dije se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme dhe të ndërhyjë kur duhet që të ofrojë sigurinë e Kosovës.
Paralajmërimi i Kurtit për luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ka pasur rrezik të përshkallëzohej situata në Veri , duke nënkuptuar fillimin e një konflikti të armatosur. “Nuk dua të them rrezik shumë të lartë, edhe sepse ne kemi kontigjentin e NATO-s këtu, por sigurisht të lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, p.sh. në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”. Madje, sipas kryeministrit, “rreziku ekziston” ende, “por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”. Sa për barrikadat që u vendosën nga serbët në Veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e masave reciproke për targat dhe hyrje/daljet e serbëve në Kosovë, Kurti pohon se ato s’kanë qëllim veç bllokimin e rrugëve.
Albin Kurti takon komandatin e KFOR-it
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrinë Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar komandantin e KFROR-it, gjeneral Major Ferenc Kajári. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, bashkëpunimi i Qeverisë me KFOR-in ishte tema kryesore e takimit. “Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári”, ka njoftuar ZKM. Në takim, ZKM thotë se “u ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it”. “Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”, thotë Zyra e Kryeministrit.
Petkoviç i përgjigjet ashpër Kurtit
Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku tha se tensionet në Veri ishin afër të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. “Kurti hapur do luftë, jo dialog dhe marrëveshje”, ka shkruar ai. “Por, ai do ta marrë mësimin nga presidenti Vuçiç”. Duke analizuar intervistën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Petkoviç pohon se tashmë për të është e qartë çfarë realisht do Kurti.“Nëse Kurti publikisht e konfirmon se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë, dhe se serbët duhet ta pranojnë vendimin e njëanshëm e të dhunshëm, për targat e letrat e identifikimit, është e qartë për të gjithë se Kurti po thërret për konflikt në Kosovë”, shprehet ndër të tjera Petkoviç. Sipas nëpunësit të Vuçiç-it, Kurti në disa intervistat e fundit po e përgatit terrenin për këtë agjendë të tij.“Prandaj në çdo deklarim të tij Kurti shpikë influenca ruse, sepse ai do jo vetëm ta sulmojë Beogradin, por gjithashtu të justifikojë vendimet e ardhshme të njëanshme kundër popullit serb”, shkruan ai.
Më të lexuarat


Tadiç paralajmëron Vuçiçin: Mos e nënshkruaj propozimin franko-gjerman, e humbe Kosovën në paqe

Çfarë po ndodh? Analistët serbë diskutojnë rrezikun në rast marrëveshjeje me Kosovën: Ai e krijoi problemin, ai ta zgjidhë

"Serbia ka një urrejtje ndaj Kosovës", eurodeputeti del me deklaratën: Europa ka nevojë për SHBA-në

Negociatat me Kosovën/ Ministri serb zbulon cilat janë tre pikat që përbëjnë vijën e kuqe

“Vuçiç e ka humbur Kosovën”/ Ish-presidenti serb habit me deklaratën: Ja çfarë do të bëja me propozimin franko-gjerman

SKANDAL në liceun artistik/ Profesori ngacmon seksualisht 17-vjeçaren, drejtoresha e shkollës bën denoncimin

Ja si SHBA-BE “do të vrasin katër zogj me një gur” në Serbi, zbulohen objektivat që do të arrihen me Vuçiçin dhe skenari i Perëndimit për të prishur lidhjet që do të shkaktojë një "efekt domino" në Ballkan

Misteri i 11 pikave që po trazon politikën në Beograd, ja çfarë shkruhet realisht në planin franko-gjerman për Kosovën që do të zërë “mat” Serbinë dhe si do të fitojë njohje Prishtina nga pesëshja e BE

Pikëpamja mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: BE-ja po e ‘përpunon’ Beogradin

SHBA jep mesazhin e fortë: Serbia dhe Kosova duhet të marrin vendim të vështira dhe të dhimbshme
