BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Rajoni

Shtohet presioni amerikan ndaj Serbisë, ambasada e SHBA në Beograd kërkon njohjen e Kosovës

Shtohet presioni amerikan ndaj Serbisë, ambasada e SHBA në Beograd

Letra e dërguar nga presidenti amerikan Joe Biden, për homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, në të cilën i kërkonte njohjen e Kosovës, bëri shumë bujë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Ditën e djeshme edhe ambasada amerikane në Beograd ka përsëritur kërkesën e zotit Biden. Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Serbi, James Hagengruber, ka kërkuar normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila mundet që të arrihet vetëm me arritjen e një njohjeje reciproke. Hagengruber theksoi se u takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje të cilën dy palët mund ta mbështesin. “Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha ai. Hagengruber shton se Shtetet e Bashkuara nuk duan asgjë më shumë se sa Serbia të ketë sukses në aspiratat e saj për integrim europian dhe kthimi në dialog midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së, është thelbësor për një sukses të tillë. Më tej ambasadori sqaroi se për amerikën dhe presidentin Biden, një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar serb diskuton kërkesën e Biden

Kosova ka qenë tema kryesore gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Serbisë. Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes serb, Nebojsa Stefanoviç. “Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte situata aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi një situatë të ndërlikuar të sigurisë. Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë. Sigurisht që kemi biseduar për atë që institucionet tona shtetërore po bëjnë për të ruajtur stabilitetin në provincën tonë jugore. Së pari, ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”, tha Stefanoviç. Një temë tjetër e rëndësishme e diskutuar ishte letra e dërguar nga zoti Biden. “Ju patë disa letra urimi për ditën tonë kombëtare. Një numër i madh i politikanëve në provincën tonë jugore po gëzohen për këto letra”,tha Stefanoviç duke iu referuar deklaratave euforike të politikanëve të Kosovës.

Haradinaj mbi letrën dhe bashkimin me Shqipërinë

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se letra e presidentit amerikan, është diçka e mrekullueshme për Kosovën. Ai u shpreh se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën. “Jam shumë falënderues ndaj presidentit të Amerikës, Biden, u jam falënderues të gjitha institucioneve të Amerikës dhe popullit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Mendoj se këtu e hetojmë edhe aspektin kohor në letrën e presidentit Biden pra po hetohet që ka ardhur koha të shkohet sa më konkret tani”, tha ai. Më tej, kreu i AAK-së sqaroi se sipas tij tema në atë? letër ishte konkrete dhe kërkon epilog e njohje reciproke. Kandidati për president Haradinaj duke folur për raportet mes tij dhe Amerikës, shtoi se marrëdhëniet nuk janë përkeqësuar kurrë mes tyre, por përkundrazi mbi këtë marrëdhënie është krijuar ushtria.

Haradinaj ka folur është në lidhje me temën e dialogut me Serbinë. “Edhe punët që kanë mbetur për t’u kryer kemi me i kry, për me e kry borxhin që ia kemi vendit tonë. Vuçiç mendon se duke flirtuar me Rusinë e Kinën, Amerika dhe aleatët tanë perëndimor kanë me e marrë me të mirë, por gabon. Serbia ka pasur mundësinë për të qenë në BE para shumë vjetëve dhe me u zhvillu, por ai e ka lënë popullin e vet keq. Ndërsa ne si Kosovë e dimë se ku po duam të shkojmë, pra i kemi aleatët dhe synimet e qarta”, theksoi ai. Më tej Haradinaj është shprehur se nëse deri në vitin 2024 ushtria e Kosovës nuk do të jetë pjesë e NATO-s, atëherë referendumi për tu bashkuar me shqipërinë do të jetë fakt. Ai tha se duhet t’i bëhet e qartë bashkësisë ndërkombëtare se njohja nga Serbia dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtar duhet të ndodhin në një kohë optimale, në të kundërtën sipas tij, do të ndodh unioni me Shqipërinë.