
Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Shtohet presioni ndërkombëtar për Albin Kurtin, kërkohet që qeveria e re të fokusohet te dialogu me Serbinë

Shkruar nga Sonila Elezi 22 Shkurt 2021

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës, kërkuan një krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u shpall edhe fituesja e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ndërkohë, Bashkimi Europian, edhe pse kreu i LV-së Albin Kurti ka bërë të ditur se dialogu me Serbinë nuk është një nga prioritetet e kësaj qeverie, ka kërkuar rifillim të procesit të dialogut. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano është shprehur se unioni pret një gatishmëri për fillimin e sa më të shpejtë të këtij procesi. Brukseli pretendon që qeveria e re, duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të dialogut, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Në një reagim të dhënë për KP, Peter Stano është shprehur se synim është marrëveshja finale mes dy vendeve. “BE ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar të hënën nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme Borrell si dhe Komisioneri Varhelyi, se ne po presim me padurim formimin e qeverisë së re dhe ndër të tjera gjithashtu presim që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe të shfrytëzojnë mundësinë që para tyre të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Stano.
Vuçiç e ndjen veten të pashpresë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se në lidhje me procesin e dialogut me Kosovën, e sheh gjendjen e shtetit të tij si të pashpresë. Gjithsesi ai ka siguruar se nuk do të dorëzohet pa luftuar për popullin e tij. “Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha Vuçiç. Në një konferencë për mediat nga aeroporti i Beogradit ku priti arritjen e vaksinave kundër Covid-19, nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurti. “Nuk keni përgjigje adekuate, shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme dhe po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, tha Vuçiç. Sakaq, para poak ditësh Kurti është shprehur se nuk do të nisë procesin e dialogut dhe se prioritet i tij është drejtësia dhe punësimi. “Kosova është një shtet i dobët. Duhet më parë të forcojmë shtetin dhe më pas edhe dialogu ecën më mirë”, ka deklaruar Kurti.
BE zhvlerëson marrëveshjen e Uashingtonit
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të qartë se pavarësisht dëshirave dhe synimeve europiane të Serbisë dhe Kosovës, BE e ka bërë të qartë, që pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk ka integrim. Lajçak u shpreh se marrëveshja e arritur në Uashington, nuk e dëmton procesin e dialogut, por as nuk e ndihmon shumë atë. “Ekziston vetëm një proces i relevant dhe ai është dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Pse? Sepse është i lidhur me të ardhmen e Evropës. Asnjë palë e tretë nuk mund t’ju sjell më pranë BE-së. Vetëm BE-ja”, tha ai. Më tej Lajçak foli për pritshmëritë mbi rinisjen e dialogut, sapo qeveria e re në Kosovë të krijohet. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë. Ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi ai. Në vijim Lajçak sqaroi se sipas tij afatet nuk janë gjë e mirë dhe se nuk sigurojnë një funksionim të procesit. “Vuçiç dhe Kurti janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë populli dhe BE pret prej tyre. Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, tha Lajçak.
Më të lexuarat


Aleksandar Vuçiç e pranon: Kemi presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës

Lëvizja surprizë! Mbërrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinës ruse në shtetin fqinj

Tërmeti i fuqishëm “shkundi” Greqinë, shënohet viktima e parë

Operacion i gjerë antikorrupsion në Kosovë, përfundojnë në prangat e policisë 8 persona

Heiko Maas: bashkë punim me SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, nuk duhet të ketë diskutime për ndryshim kufijsh

Do ketë lëkundje të tjera tërmeti? Paralajmëron sizmologu grek: Ja çfarë mund të ndodhë javën e ardhshme

Çfarë fshihet pas tërmeteve ‘binjakë’ në Greqi? Sizmologët grekë flasin mbi misterin që po i tremb edhe ata, zbulojnë pse lëkundjet po ndjehen edhe në Shqipëri

Albin Kurti foli për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, reagon menjëherë ministri i jashtëm gjerman dhe bën deklaratën e fortë

Pas Kosovës, Lajçak vizitë në serbi për dialogun me Kosovën, Vuçiç i vendosur kundër njohjes reciproke

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje merr 58 mandate deputetësh, i duhen edhe 3 emra për të formuar qeverinë
