BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev arrin marrëveshjen me kreun e opozitës

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Zoran

Ditën e djeshme është zhvilluar takimi i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Përpara fillimit të takimit, zoti Zaev është shprehur se pritshmëritë e tij ishin që të gjendej një zgjidhje në lidhje me regjistrimin e popullsisë, një çështje që ka hapur aq shumë debate dhe deklarata të tensionuara mes politikanëve malazez. Kryeministri tha se shpresonte që kjo do të ndihmonte në zhvillimin e një procesi të regjistrimit pa pengesë. “Shkojë për të biseduar, të dëgjojë qëndrime dhe të nxisë të japim maksimum për interesat e qytetarëve”, tha ai. Regjistrimi i cili ka filluar me diasporën dhe do të fillojë me popullsinë brenda Maqedonisë në 1 prill, kundërshtohet fort nga opozita, çka do të çonte deri në shtyrjen e regjistrimit deri në vjeshtë, ku pritet që të mbahen edhe zgjedhjet lokale. Ndërkohë shumica në Kuvend këmbëngul për të kundërtën, gjë që ka shkaktuar bllokimin e Kuvendit nga opozita duke bërë që të krijohet një situatë bllokimi për ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar për të kaluar. Takimi është iniciuar nga zoti Mickoski i cili sapo është shëruar nga Covid-19 dhe është pranuar pa hezitim nga i pari i qeverisë. “Të flasim për të gjitha ato probleme që janë jetike. Nga kriza me pandeminë deri te puna e Kuvendit. Për gjithçka që është hapur në këtë moment”, tha Mickoski në thirrjen e tij për takim me Zaevin.

Rezultatet e takimit

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë të zhvilluar pas takimit, ka bërë me dije se cilat kanë qenë temat të cilat diskutuar në takimin me kreun e opozitës dhe njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE. Pas bisedimeve disa orëshe, liderët maqedonas janë dakorduar që ta anulojnë regjistrimin e popullsisë për në shtator. Zaev tha se gjatë takimit ka konsultuar presidentin dhe partnerët e koalicionit ku është arritur marrëveshje që të anulohet regjistrimin në shtëpi, duke filluar nga 5 shtator deri në 30 shtator. “Me këtë anulohen zgjedhjet në pjesën e dytë të tetorit. Është shumë me rëndësi që gjendja për atë që donë të thotë imunizim që fillon nga e mërkura, pritshmëria që kemi, nga marrëveshjet, janë pritje nga palët e treta që nga fundi i prillit të kemi 350 mijë vaksina”, tha Zaev. Ai tha se kanë pasur vëmendje që fushata të mos përputhet me regjistrimin. Ndërsa opozitari Mickonski “Regjistruesit gjatë periudhës që vjen do të vaksinohen dhe regjistrimi në vend që të zbatohet më 1 prill do të anulohet më 5 shtator”, tha Mickoski duke shtuar se këtë e bëjnë për ta mbrojtur popullatën. Marrëveshja mes dy liderëve, nuk vlen për aplikacionin online të vetëregjistrimit që ka të bëjë për diasporën, ndërsa marrëveshja e djeshme i jep kohë shtesë diasporës që të regjistrohet deri më 30 shtator. Arsyetimi i dy liderëve maqedonase për anulimin e regjistrimit në Maqedoni është pandemia, përkatësisht faktit që regjistruesit duhet të kenë marrë dy doza të vaksinave përpara se të vijohet me procesin. “Regjistrimi online në shtëpi nuk është mirë të lejohet. Regjistrimi duhet të bëhet me prezencë fizike, ngase regjistruesit do të jenë të imunizuar, por edhe popullata. Regjistrimi na duhet për popullatën në shtëpi, është me rëndësi edhe diaspora të regjistrohet”, tha Zaev. Deri tani janë regjistruar mbi 170 mijë emigrantë, ndërsa gati 1/3 e tyre janë nga Zvicra. Vetëm gjatë ditës së diel kishte mbi 11 mijë të vetëregjistruar. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thuhet se BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vet dhe të gjithë shqiptarët. “Zaev vet e vërtetoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm sasi dhe jo cilësi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat