BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Shtyrja e negociatave sjell irritim në Shkup, Zaev: Disfatë e BE, kemi ende shpresa për vendim brenda dhjetorit

Shtyrja e negociatave sjell irritim në Shkup, Zaev: Disfatë e BE, kemi

Mos realizimi i miratimit të kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut ditën e martë, në kuadër të integrimit evropian të vendit ushte rezultat i vendosjes së vetos nga shteti i Bullgarisë. Kjo ka nxitur reagime të shumta në Maqedoni edhe nga qeveria, por edhe nga opozita. Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar opozitën dhe kryetarin e saj Hristijan Mickoski, se nuk kanë ndjenja për interesat shtetërore dhe kombëtare. Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja me këngë dhe spote e ka festuar bllokadën e Bullgarisë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Kjo është reprizë e sjelljes së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në periudhën e kaluar. Nuk kanë bërë asnjë hap përpara për integrimet evropiane, vetëm kanë bllokuar kur janë miratuar reforma të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Tentuan ta ndalojnë anëtarësimin në NATO dhe mbetën në anën e kundërt të interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM. Më tej LSDM ka theksuar se asnjë sjellje e OBRM-PDUKM-së apo Mickoskit nuk do ta ndalojë të ardhmen evropiane të shtetit. Ndërkaq Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se Negociatat duhet të vazhdojnë në frymën e dialogut, jo përmes konflikteve. “Mosvendimi në takimin në Bruksel është një disfatë për idenë e BE-së, por në të njëjtën kohë u konfirmua në deklaratën e kryetarit, Ministrit gjerman për Çështjet Evropiane Michael Roth, tha se ka ende mundësi deri në dhjetor. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e dialogut, jo përmes konflikteve, për të arritur zgjidhje. Në situata të tilla është shumë e lehtë për të goditur njëri-tjetrin në gjoks, por qëllimi ynë është të jemi racionalë dhe t’i lëvizim gjërat sipas pritjeve të njerëzve tanë, dhe kjo është të shkosh më tej drejt BE-së”, shprehet Zaev. Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është deklaruar në lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se është humbur mundësia për t’u harmonizuar korniza e negociatave dhe mundësia tjetër është në dhjetor. “Bisedimet vazhdojnë që sot(dje) me qëllim që të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar dallimet. Për ne e rëndësishme është që të kemi konferencë ndërqeveritare në dhjetor. Shoqëria duhet të mësohet me rëndësinë e procesin. Në punojmë këto tre vite për ta mbajtur konferencën ndërqeveritare. Jemi të vetëdijshëm dhe ishim dëshmitarë të rëndësisë së procesit, po assesi nuk duhet të heqim dorë, ne s’kemi alternativë”, tha Osmani.

Reagimi i opozitës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kërkon dorëheqjen e Qeverisë pasi sipas tij, nuk ka arritur ta realizojë premtimin për anëtarësim në BE. Sela në konferencë për shtyp tha se kërkon takim liderësh, në të cilin do të diskutohej për qeveri të zgjedhur dhe do të zhbllokohej procesi integrues. Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ndërkohë është shprehur se Zaevi më shumë dëshiron të takohet me kryeministrin e fqinjit lindor, se sa takim liderësh për të arritur konsensus kombëtar për interesat shtetërore, e më pas të veprojmë me argumente në bisedat për çështjet kyçe me Bullgarinë. “Projekti LSDM dhe Zoran Zaev ka përfunduar”, ka përfunduar ai. Sakaq, kryetari i partisë opozitare serbe Vuk Jeremiç, ka deklaruar se veto bullgare është skandaloze dhe kjo mund të ketë pasoja në integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe e ftoi BE-në ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në këtë proces.

Borissov: Jemi parimorë, jo kokëfortë

Kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka reaguar pas për të vendosur veto për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se Bullgaria ka dashur më së shumti që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. “Kemi pasur jashtëzakonisht qëllim të mirë, jemi kujdesur edhe për negociatat me ta. Me shumë kujdes ju kemi sqaruar deri ku mund të arrijnë kompromiset tona. Kemi pasur dhjetëra bisedime, duke përfshirë pjesëmarrjen e Zakharievës dhe Karakaçanovit, për të kërkuar kompromis, që Bullgaria të mos jetë ajo që do të thotë ‘jo'”, tha Borissov. Ai shprehu keqardhje që nuk është treguar angazhim në Shkup dhe sipas tij, kanë pritur që presioni dhe lobimi ta bindin Bullgarinë të ndryshojë qëndrim. “Qëndrimi ynë nuk është qëndrim i kokëfortësisë ose qëndrim për t’i përgatitur miqtë tanë më të afërt. Qëndrimi bullgar është parimor dhe i shpreh pritjet e të gjithë qytetarëve bullgar”, tha Borissov.