BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Rajoni

"Sillej si një ujk i vetmuar"/ Zbardhet shkaku i masakrës në Mal të Zi me 10 të vdekur dhe disa të plagosur, dy fëmijët tentuan të fshihen pas derës, 15 ditë më parë autori…

"Sillej si një ujk i vetmuar"/ Zbardhet shkaku i masakrës

Masakra e Çetinjes dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi të papaguar. Famija që kishte marrë me qira banesën e autorit të masakrës, Vuk Boriloviç dyshohet se i kishte vonuar pagesën.

34-vjeçari ka marrë armën e gjuetisë dhe ka shkuar në banesën e fqinjit ku ka gjetur bashkëshorten dhe dy djemtë e tij të mitur.

Ai ka qëlluar fillimisht fëmijët, 11 dhe 8-vjeç, të cilët u përpoqën të fshiheshin pas derës dhe më pas nënën e tyre Natasha Pajovi? Martinovic, me profesion infermiere. Dy të miturit ndërruan jetë në vend, ndërsa e ëma u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Boriloviç pas krimit ka telefonuar kryefamijarin e viktimave dhe i ka thënë “Kam vrarë familjen tënde dhe timen”, dhe është larguar nga banesa e tyre për të shkaktuar masakrën e përgjakshme duke vrarë edhe 7 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë.

Ai hyri në shtëpinë e fqinjëve, familjes Drecun, hapi zjarr duke vrarë tre persona, çiftin e të moshuarave Danijela, Dimitrije, djalin e tyre Rajko Drecun,dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32-vjeç).

34-vjeçari vazhdoi të qëllonte duke mos kursyer as dajën e tij Goran Gjurishiç, as fqinjët e tij Milan Mitroviç Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Më pas ka plagosur edhe katër fqinjë të tjerë, si dhe policin Ljubisha Maksimoviq, i cili ka tentuar ta neutralizojë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Masakra e përgjakshme ndaloi vrasësin kur një fqinj i tij, hapi zjarr duke e vrarë.

“Të gjithë jemi ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte shkaku i kësaj masakre të tmerrshme. Kishte probleme me fqinjin, ta vriste, por pse gruaja dhe fëmijët e tij të pafajshëm”, tha për Kurir një i afërm i vrasësit.

Boriloviç raportohet se është baba i tre fëmijëve. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi ditën e krimit, por në Herceg Novi.

Ai punonte në parkun kombëtar të Lovçenit, dhe sipas kolegëve ishte njeri i qetë dhe i tërhequr, por se kishte ndryshuar dukshëm kohëve të fundit.

“Sillej si një ujk i vetmuar”, tha një nga kolegët e tij.

Autori sulmoi një fqinj 15 ditë më parë

Boriloviç vetëm 15 ditë më parë, dyshohet se hyri në shtëpinë e një fqinji të tij dhe ua theu gjërat. Dje pasdite, sipas burimeve të brendshme, ai do duhej të shkonte Spitalin Psikiatrik në Dobrotë, për shkak të problemeve mendore që kishte shfaqur së fundmi.

Ai kishte dërguar fëmijët dhe gruan në Herceg Novi dhe sipas fqinjëve ishte shumë i mbyllur.

Mes viktimave të masakrës ishte edhe daja i sulmuesit, i cili kur dëgjoi për ngjarjen, u nis për ta penguar atë nga sulmet e mëtejshme ndaj fqinjëve.

Sipas një dëshmitari okular, vrarësi e goditi me një plumb në gjoks.

“Goran i dha Vuk të ndalte. Ky iu drejtua: Çfarë të ndal? Kush të dërgoi!, dhe më pas e qëlloi me një plumb të vetëm”, tregoi dëshmitari.

Boriloviç qëlloi mbi këdo që përpiqej ta pengonte, përfshirë policinë, duke  plagosur rëndë një efektiv.

Qytetarët theksojnë se askush nuk mund ta parashikonte një tragjedi të tillë dhe se gjithçka mund të kishte përfunduar ndryshe.

“Po të ishte kundërpërgjigjur me kohë policia pas sulmit të parë ndaj fqinjëve dhe të kontrollonte shtëpinë e Boriloviç, me siguri do ta gjenin armën dhe do ta merrnin”, thotë një nga bashkëqytetarët.

Një tjetër shtoi: “Ai ishte i qetë dhe i zellshëm, ishte gjuetar dhe kishte pushkë, por është e paqartë pse e bëri këtë, nuk ishte i tillë, nuk ishte problematik.”

Më të lexuarat