BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x

Rajoni

Sinjali i fortë amerikan në vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Uashington, SHBA po përgatit kthimin e madh në Kosovë, ja çfarë po planifikon Biden për Prishtinën

Sinjali i fortë amerikan në vizitën e Kurtit dhe Osmanit në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në fillim të javës që po e lëmë pas u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, AntonyBlinken. Pas takimit, në një shkrim në rrjetin social Tëitter, Sekretari Blinken ka bërë të ditur edhe njëherë se Amerika e përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë.Në këtë takim u bë qartë që SHBA do të rikthejë paqen dhe sigurinë e plotë në Kosovë, duke zhdukur çdo influencë ruse dhe serbe.Profesori amerikan në Universitetin “JohnHopkins” në Uashington, Edëard P. Joseph ka folur rreth takimit në mes të liderëve të Kosovës dhe numrit një të Departamentit të Shtetit.Joseph ka thënë se takimi në mes të Sekretarit Amerikan, AntonyBlinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti është i rëndësishëm, meqë SHBA ka gjetur kohë për takim me një shtet të vogël si Kosova në një kohë krizash masive në botë. “Le të kujtojmë se Kosova është një vend i vogël dhe sot ka kriza masive në botë. Marrja e kësaj vëmendjeje të nivelit të lartë ishte një arritje e suksesshme për Kosovën”, ka deklaruar Joseph. Më tej ai është shprehur se ky takim ka qenë edhe si rezultat i progresit të bërë në dialog, në mënyrë specifike për marrëveshjen për energjinë dhe njohjen nga SHBA-ja e vullnetit të Kosovës për qasje konstruktive në negociata pas ngecjeve në fillim të vitit.Takimi Blinken-Osmani-Kurti për ekspertin e politikës së jashtme, e sheh jo vetëm si një takim për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por që ka pasur për qëllim përcaktimin e prioriteteve për zhvillimet në vijim. “Përshtypja ime është se tematikat e përfshira kanë qenë shteruese, me një sy te elementet kyçe të sigurisë, duke përfshirë atë energjetikë, dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Tema tjetër kryesore lidhet me dialogun me Serbinë, duke paraprirë zhvillimeve të rëndësishme që priten në shtator dhe në tetor. SHBA-të kanë një qëndrim më të vendosur, ndoshta edhe se BE-ja që zyrtarisht e lehtëson dialogun, për të parë hapa konkrete përpara”, ka thënë Çipa.

Albin Kurti: Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të re, duke qenë se sfidat në botë janë duke u shtuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington, zoti Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Ndërsa bisedimet me Serbinë kanë ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, AntonyBlinken theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve. “Kur isha para dy muajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizita dy javore u dominua nga nevoja e investimeve shtesë amerikane në Kosovë por gjithashtu edhe për një siguri shtesë për Kosovën në kushtet kur përballemi me pasojat kontinentale dhe jo vetëm të invazionit të pajutifikueshëm dhe të paprovokueshëm të Federatës Ruse në Ukrainë. Ndërkaq kësaj radhe erdhëm për ta bërë konkrete një bashkëpunim në fushën e energjisë përkatësisht nënshkrimin e programit Kompakt prej gjithsej 236.7 milionë dollarëve që do të kontribuojë shumë për pavarësinë energjetike të Kosovës duke filluar me bateritë akumuluese e deri te trajnimet dhe shkathtësitë tjera profesionale dhe teknike në veçanti për gratë në Kosovë. Mirëpo ne me sekretarin Blinken nuk u ndalëm me kaq, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale e shtetërore t’i thellojmë dhe avancojmë me bashkëpunim ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar por gjithashtu edhe duke pasur se dy sektorë që Kosova e ka rritur buxhetin vjetor; bujqësia dhe mbrojtja janë dy fusha ku ne duam ta rrisim bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm, ishte i frytshëm dhe shumë i përzemërt, është kremtim i marrëdhënieve tona të cilat po hyjnë në një fazë të re për shkak se sfidat në botë janë duke u shtuar por njëkohësisht edhe investimi amerikan në Kosovë gjithashtu mund të vijë duke u shtuar.

Më të lexuarat