BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Rajoni

Situata në veri të Kosovës ende e tensionuar, Vulin sulmon Bashkimin Europian: Ku e keni krijimin e Asociacionit të komunave serbe?

Situata në veri të Kosovës ende e tensionuar, Vulin sulmon

Situata në veri të Kosovës ende paraqitet e tensionuar ndërsa sot është dita e gjashtë e vendosjes së reciprocitetit nga qeveria e Kosovës në lidhje me targat. Dy rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë. Ajo që ka nxjerrë në pah lojën e bërë nga pala serbe, është një prononcim i marrë në kushte anonimati nga REL, ku sqarohet se disa punonjës të institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë kanë konfirmuar ata janë “të detyruar” që me turne të kujdesen për bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Këto persona kanë deklaruar se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë. Një masë tjetër e marrë nga Serbia, është mbyllja e hoteleve në katër komuna në veri të Kosovës, me qëllim që sa më shumë persona ti bashkohen protestës dhe barrikadës në Leposaviç, ku ndodhet vendkalimi Jarinjë, ose në Zubin Potok, në territorin e të cilit ndodhet kalimi kufitar Bërnjak. Ky prononcim është marrë nga disa pronarë hotelesh të cilët gjithashtu kanë zgjedhur të flasin nën kushtet e anonimatit.

Reagon Vulin

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi ditën e djeshme se bisedime me palën kosovare do të ketë vetëm kur Kosova të tërheqë forcat policore nga veriu i Kosovës. “Nëse Prishtina do bisedime me Beogradin, ajo, së pari, duhet t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu i Kosovës, sepse Serbia “nuk negocion me armë të drejtuar në ballë”, tha Vulin. Ai pretendon se Serbia dëshiron paqe në Kosovë, por sipas tij xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiç. “Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, është shprehur Vulin. Ai i është “hakërryer” edhe Bashkimit Europian, duke i kërkuar llogari në lidhje me mosmbajtjen e fjalës për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. “Ku është fjala e BE-së? BE-ja vlen sa nënshkrimi i saj. Ku është Asociacioni i komunave serbe? Ne kemi pritur që nëntë vjet që ata ta respektojnë nënshkrimin e tyre”, tha Vulin. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, dhe kryesuesi i delegacionit të Kosovës në takimet teknike në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, Besnik Bislimi ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit. Kjo marrëveshje sipas tij ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës. “Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skaduar më 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiçi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Rusë të infiltruar në veri

Katër rusë janë identifikuar në mesin e protestuesve serbë në pikën kufitare të Jarinjës. Burime nga strukturat e sigurisë për RTV Dukagjinin kanë thënë se dy rusë dhe një bjellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur pajisje të dyshimta. “Dy rusë dhe një bjellorus në orët e pasdites të së enjtes kanë provuar të hyjnë në Kosovë, të cilët me vete kanë pasur çanta me pajisje të dyshimta. Dy nga ta janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjersa njëri nga ta ka vazhduar “vizitat” te protestuesit serbë”, ka njoftuar ky medium. Shtetasi rus Oleg Derkach ka hyrë, kurse Sergei Belous dhe shtetasi bjellorus Denis Bolshakov, janë kthyer në pikën kufitare në Jarinjë për shkak të dyshimeve që kanë pasur autoritetet. Që të tre kanë qenë të pajisur me çanta, të cilat, sipas të dhënave të siguruara, kanë përmbajtur teknikë kibernetike. Sipas të dhënave të mëparshme, Sergei Belous, është ndaluar në Kosovë dhe Shqipëri për aktivitete të dyshimta spiunazhi. Në vitin 2017, edhe Republika e Shqipërisë e kishte kapur Sergei Belousin, siç thuhet të maskuar si gazetar, në bazën e Pashalimanit në Vlorë. Shërbimi i policisë ushtarake shqiptare i kishte ndjekur rusët, dhe së bashku me policinë shqiptare kishin arritur t’i ndalonin në Fier. Belous, ka qenë i arrestuar edhe gjatë konfliktit në Ukrainë.