BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Rajoni

Situata në veri të Kosovës heq nga agjenda liberalizimin e vizave, shpërthen Viola von Cramon: E papranueshme

Situata në veri të Kosovës heq nga agjenda liberalizimin e

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, u hoq nga agjenda e takimit të së mërkurës të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Liberalizimi i vizave është shumë i vonuar dhe duhet të dorëzohet pa kushte, ku heqja nga agjenda e Këshillit është absolutisht e papranueshme”, ka shkruar von Cramon në faqen e saj zyrtare. “Megjithatë, qytetarët e Kosovës ende qëndrojnë në radhë për viza edhe pse regjimi pa viza i është dhënë Nikaraguas apo Venezuelës së (Nicolas) Maduros”. Pavarësisht se qytetarët e Kosovës duhet të plotësojnë një numër të madh procedurash për t’u pajisur me vizë, Cramon kujtoi se “kushtet janë plotësuar më shumë se 6 vjet më parë dhe janë konfirmuar vazhdimisht nga Komisioni Evropian”. “Ne besojmë fuqimisht se vendi i Kosovës është në BE dhe shpresojmë se hapi i parë në atë drejtim do të jetë konfirmimi i menjëhershëm i pakushtëzuar i liberalizimit të vizave”, theksoi ajo duke shtuar se “zgjidhja paqësore e krizës aktuale në veri të Kosovës do ta mbështesë më tej këtë rrugë”. “Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mbeten çështje të ndara”. Ndryshe, propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, u hoq nga agjenda e takimit të ditës së mërkurë të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu të paktën ka njoftuar Presidenca Çeke. Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në Veri të Kosovës. “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e COREPER-it (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në Bashkimin Evropian) nuk është ideale”, ka thënë Presicenda çeke e BE.

Më të lexuarat