BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimorë për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Rajoni

Situata nga COVID-19/ Greqia merr masa të reja duke filluar nga nesër (Detajet)

Situata nga COVID-19/ Greqia merr masa të reja duke filluar nga nesër

Greqia ka marrë masa të reja për të përballuar rritjen e rasteve të të prekurve me covid-19.

Sipas zv/ministrin e Mbrojtjes Civile prej ditës së nesërme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës përveç supermarketeve edhe në të gjitha dyqanet e vogla si psh, në furrat e bukës, në dyqanet e mishit, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike.

Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve.

Sipas Nikos Hardhalias , ndërsa deri tani duket se shumica e rasteve të të prekurve nga të huajt që vijnë në Greqi janë prej vendeve të Ballkanit, tashmë kujdes do të ketë edhe për ata që vijnë ose kalojnë e nëpërmjet Spanjës.

Nga 171.000 teste në vendet e hyrjes në total të 1 mmilionë të huajve , u gjeten 300 të prekur, treguese Rt tashmë ndodhet në 0.4.