BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Situata rëndë e krijuar nga koronavirusi, rrobaqepësja shqiptare bën gjestin e madh për qytetarët

Situata rëndë e krijuar nga koronavirusi, rrobaqepësja shqiptare

Në këto kohë dezinfektues, maskat dhe dorezat janë më të kërkuarat nëpër farmaci, pasi ka mungesë të madhe të tyre.

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, dy fabrika të tekstilit në Kosovë kanë filluar me prodhimin e tyre.

Edhe Emine Mehmeti, e cila zhvillon kurse rrobaqepësie, projekt ky i grave optimiste të Kosovës, ka filluar të qepë maska, dhe thotë për mikrofonin e tv klan se materiali është 100% pambuk.

Ajo nuk do që të përfitojë nga kjo situatë dhe të gjitha maskat që i punon i shpërndan falas.

“Mina’s Creative Kosova”, ka rreth 2 javë që po përballet me këtë pandemi, ndërsa edhe qeveria dhe komunat janë duke ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.