BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Rajoni

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj, mbi 1100 raste me Covid 24 orët e fundit

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj, mbi 1100 raste me Covid 24

Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me shtim të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2553 të dyshuar me Covid-19, ndërsa 1112 kanë rezultuar pozitivë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimeve mjekësore, 24 pacientë nuk kanë arritur të mposhtin coronavirusin. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në orët e fundit janë shëruar 709 pacientë, kurse kryeqyteti i vendit Shkupi rezulton më i prekuri. 

Rastet e reja në RMV sipas qyteteve:Shkup-321, Kumanovë-69, Dibër-10, Shtip-38, Prilep-77, Tetovë-79, Strugë-44, Veles-44, Manastir-65, Ohër-36, Kavadar-26, Gostivar-60, Gjevgjeli- 19, Strumicë-35, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Krushevë-3, Koçani-44, Probishtip-6, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-23, Valandovë-12, Vinicë -11, Dellçevë-13, Kratovë-2, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-12, Resnje-16, Negotinë-22.

Pas shtimi të rasteve të reja, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit. Gjendja epidemiologjike në shtetin fqinj konsiderohet e rëndë dhe shpallja e gjendjes së krizës është vetëm një prej masave që është marrë dhe do të jetë në fuqi për 30 ditë.