Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"S’ka alternativë tjetër për rifillimin e dialogut", BE e vendosur zbulon sërish kushtin e rëndësishëm

Postuar: 20/04/2019 - 20:50

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka mbetur i “ngrirë që nga nëntori i vitit të kaluar, përkatësisht që nga dita kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ndonëse ky vendim u mbështet nga qytetarët e Kosovës, ndryshe reagoi Bashkimi Evropian, zyrtarë të cilës vazhdimisht deklaruan se taksa duhet hequr. Po ashtu, kundër u shprehen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën mbeti i palëkundur.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç për Indeksonline ka thënë se për tarifat dhe hapat e tjerë në dialog, pozicioni i tyre është i qartë. Ajo ka thënë se nuk ka alternativë tjetër për vazhdimin e dialogut, përveç heqjes së taksës.

'Siç e kemi thënë vazhdimisht, BE së bashku me shtetet anëtare dhe SHBA, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut. Nuk ka alternativë tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut ndërmjet dy palëve', thuhet në përgjigjën e saj.

Sipas Koçijançiç  këto tarifa doganore po bllokojnë jo vetëm dialogun, por edhe rrugën evropiane.

'Tarifat jo vetëm qëndrojnë në rrugën e dialogut, por gjithashtu qëndrojnë në rrugën evropiane të Kosovës', ka theksuar ajo në përgjigjën e saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 22:21

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara.

Postuar: 24/08/2019 - 22:11

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në

Postuar: 24/08/2019 - 20:23

Rreth orës 13:15 minuta të ditës së sotme në qendër të Prizrenit ka pasur tentativë për dhunim se

Postuar: 24/08/2019 - 15:52

Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës.

Postuar: 24/08/2019 - 15:21

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është e vendosur më shumë se k

Postuar: 24/08/2019 - 15:09

Sekretari i përgjithshëm i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Igor Janushev ka kritikuar pushtetin

Postuar: 24/08/2019 - 14:51

Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë,