Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali i video-përgjimeve/ ‘Shpërthen’ kryeministri Zaev: Një pederast s’na rrëzon dot

Postuar: 13/08/2019 - 20:45

Kryeministri Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket” nuk u kursye me fjalorin e tij.

Zaev tha se ai nuk do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast ta rrëzonin qeverinë e tij nga pushteti.

Në deklaratën e tij për shtyp, kreu i qeverisë maqedonase theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket.

Pak ditë më parë “La Verità” ka publikuar një video dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas.

Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si shoëmani i premton vitimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri