Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali Maqedoni, dorëhiqen kryetari dhe dy anëtarë të KQZ

Aleksandar Çiçakovski

Postuar: 11/12/2017 - 18:06

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarë të tjerë të komisionit kanë njoftuar sot dorëheqjen nga posti.
 
Vendimi vjen pas një skandalit të përvetësimeve të një shume prej rreth dhjetë rrogave mesatare, të marra si bonuset në mënyrë jotransparente, në një seancë të mbyllur.
 
Ambasadori amerikan Jess Baily para pak ditësh bëri të njohur skandalin, i cili u pasua nga kritika të ashpra të medias në adresë të anëtarëve të KSHZ.
 
Edhe dy anëtarët e tjerë të propozuar nga Lidhja Social Demokrate në KSHZ, Violeta Duma dhe Igor Milev kanë dhënë dorëheqjet për shkaqe morale.
 
Ndërkaq, anëtarët e tjerë të komisionit nuk janë prononcuar. Dorëheqjet duhet t’i miratojë parlamenti me dy të tretat e votave. Vendimin e kryetarit dhe dy anëtarëve të dorëhequr e ka përshëndetur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke i quajtur ata profesionistë dhe duke premtuar se “do të kujdeset për ta”.
“Duhet të ekzistojnë mekanizma për shpërblime, por për këtë duhet të vendosin institucionet të cilat i zgjedhin ata”, është shprehur Zaev të hënën.
Ky komision u miratua pas marrëveshjes politike të Përzhinës para më shumë se dy vjetësh ndërmjet katër partive, atëherë më të mëdhatë në vend. Komisioni me përbërjen aktuale realizoi dy palë zgjedhje, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në tetor të këtij viti për të cilat vlerësimet ndërkombëtare ishin kryesisht pozitive, ndonëse nuk munguan vërejtjet ndaj KSHZ-së për lëshime teknike.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 20:13

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov është agjent i CIA-s amerikane.

Postuar: 16/12/2018 - 16:07

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe

Postuar: 16/12/2018 - 15:08

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe

Postuar: 16/12/2018 - 11:10

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zgjedhur mëngjesin e sotëm Parkun e Gërmisë, afër Pris

Postuar: 16/12/2018 - 07:44

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje me 59 vota për dhe dy abstenime, rezolutën mbi procesin e dialo

Postuar: 15/12/2018 - 18:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari ka zhvilluar

Postuar: 15/12/2018 - 18:00

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari, është shprehur se krijim