Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SKANDAL/Mjekët kirurgë të infektuar me fruth bëjnë operacione në këtë spital shumë afër nesh

Postuar: 22/05/2019 - 08:20

Kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, edhe pse të infektuar me fruth, kanë bërë operacione. Madje, vetë shefi i pavijonit të kirurgjisë në këtë spital e konfirmon.  Gazetarët iu drejtuan menjëherë këtij spitali dhe që në hyrje të tij në një bisedim me rojën e objektit ai u pohon gazetarëve se në spital ka rënë fruthi në masë. Shumica e të prekurve nga fruthi ishin infermierë, mjekë dhe personel tjetër i këtij spitali. Por këtë e pranojnë edhe vetë mjekët të cilët në bisedë me bashkëpunëtorët e Fiksit treguan se fruthi ka rënë në masë, por që nuk është problem. Madje një nga denoncimet ishte me emër konkret ku flitej për kirurgun Berat Lena i cili edhe pse i infektuar ka kryer operacione.

Bashkëpunëtorët e emisionit takojnë vetë kirurgun duke i kërkuar një vizitë, por që i shprehin frikën pasi e kanë mësuar që në spital ka rënë fruthi. Vetë doktor Berati shprehet se nuk ka asgjë, pothuajse i gjithë personeli është i infektuar madje edhe ai vetë bashkë me shokët por që e kaluan. “Me ata shokët e mi në momentet më kritike që rrinim bashkë aty kokë më kokë ( gjatë operacionit) asnjëri s’u sëmurë, unë e kalova” shprehet doktor Berati në urgjencën e kirurgjisë. Edhe një biokimiste pohon se në spital ka mjaft kolegë të saj që janë me fruth , dhe janë në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve.

Gazetarët kontaktuan edhe me shefin e Kirurgjisë pranë Spitalit Strugë, i cili ishte në dijeni. Vladimir Koçaski shpjegon se sëmundja përhapet shumë shpejt dhe nga kontakti me njëri –tjetrin, mjek – pacientë është e sigurt 99% infektimi me fruth. Ai pohon se fillimisht mjekët kanë shfaqur simptoma të gripit si ethe, temperaturë ama jo shenja në trup. Vetëm pasi kanë shkuar vetë dhe janë vizituar tek specialistët në infektiv atëherë janë konstatuar se kanë fruth dhe nga ai moment kanë marr pushim nga puna deri sa të shëroheshin. I pyetur konkretisht për doktor Beratin i cili e pohoi vetë se ka qenë i pranishëm në operacion edhe pse ka qenë i infektuar, shefi i pavijonit u përgjigj se ka hyrë në sallë, pasi ka pasur vetëm temperaturë dhe ethe simptoma këto të gripit. Madje ai tregon se një nga mjekët roje të kirurgjisë i ka dërguar raportin në telefon pasi e ka lënë spitalin dhe është dashur të zëvendësohej. I pyetur nesh këtë raport e ka edhe mjeku Berat Lena ai pohoi se e ka. Tashmë problemi ka kaluar shprehet ai pasi mjekët janë rehabilituar dhe janë kthyer në krye të detyrës. Shefi i Kirurgjisë nuk nguron të tregojë se pothuajse të gjithë mjekët aty e kanë kaluar fruthin.

Bisedë me rojën e spitalit të Strugës

Fiksi – Për problemin e fruthit këtë jam duke pasur frikë se po flas hapur

Roja – E ka, ka jo tek ky reparti lartë ka.

Fiksi – Ka mjekë apo…

Roja – Infermieret janë

Fiksi – Po doktorët?

Roja – Nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar, po këtu shumë tragjike e bëjnë.

Urgjenca e kirurgjisë

Infermieria – Doktor Berati

Fiksi – Kam vëllain për të operuar

Doktori – Të hënën jam unë këtu në ambulancë që në 8.00 deri në 16.00 këtu më gjen.

Fiksi – Kishin parë mbrëmë A… ka fruth

Doktori – Po mirë mo çfarë fruthi. Fruthi me ato shokët e mi në momentet më kritike që rrinim bashkë aty kokë më kokë asnjëri s’u sëmurë, unë e kalova.

Fiksi – Po ju thashë ka qenë doktori me fruth e ka bërë operacione e s’ka pasur problem

Doktori – Me fruth, po ore ashtu isha.

Vladimir Koçaski , Shef i pavijonit të Kirurgjisë, Spitali Strugë

Gazetarja – Përshëndetje, ne duam të dimë a ka pasur mjek kirurg të infektuar që gjatë kohës që kanë qenë të sëmurë kanë bërë operacione?

Doktori- Asnjë mjek nuk ka bërë operacion kur kanë qenë më fruth , ata kanë shkuar tek infektivi dhe nga vizita atje mjekët e infektivit u kanë dhënë 7 ditë pushim , d.m.th izolim dhe doktorët e kanë zbatuar.

Gazetarja- Ne kemi dy raste në fakt që na kanë ardhur me emra mbiemra, po ashtu kemi biseda me këta kirurg që vetë e pranojnë se kanë hyrë në sallën e operacionit kur kanë qenë të infektuar.

Doktori- Ata ndoshta kanë hyrë në sallë, por në momentin që është vërtetuar diagnoza se çfarë diagnoze kanë , prej atij momenti nuk kanë hyrë më në sallë. Sepse ne nuk e kemi ditur se çfarë kanë pasur, mund të jetë paraqitur si virus , si grip. Kupton?

Gazetarja- A paraqet problem për ata persona të cilët në atë moment kanë qenë në sallë , në të njëjtin ambient me personin që ka qenë i infektuar?

Doktori- Ashtu përhapet edhe më shumë sëmundja, pasi ng kontakti që kanë personat me persona të infektuar është 99% mundësia e përhapjes , pra e infektimit.

Gazetarja – A bëhet më i madh rreziku për të sëmurin, kur mjeku kirurg është vetë i infektuar dhe po bën një ndërhyrje tek pacienti?

Doktori- E rrezikshme është jo vetëm për pacientin por edhe për personelin ( që asiston në operacion). Më pas mjekët kanë shkuar në infektiv dhe specialistët atje e kanë vërtetuar që janë të infektuar. Mjekët kanë shkuar vetë të bëjnë kontrollin nëse e kanë fruthin dhe kam edhe raport prej spitalit. Doktor Shehu ka raport.

Gazetarja – Doktor Berat ka një raport?

Doktori- Kam raportin e doktor Shehut pasi ditën që më është nisur ai ka qenë mjek dezhurn, dhe në momentin që e ka mësuar doktori është larguar nga puna dhe ka shkuar direkt në infektiv dhe që të vinte një mjek tjetër ta ndërronte

Gazetarja – Po doktor Berati e ka një raport?

Doktori- E ka edhe doktor Berati e ka në shtëpi që i ka kapur fruthi.

gazetarja – Në fakt informacioni na ka ardhur se doktor Berati ka ardhur dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që ka qenë i infektuar me fruth

Doktori- Doktor Berati ka hyrë në sallë vetëm pasi ka marrë raport nga infektivi që është i gatshëm për të hyrë në sallë, pasi i ka kaluar fruthi. Gjatë kohës që ka qenë më fruth doktori nuk ka bërë operacion.

Gazetarja – Për sa ditë nuk ka hyrë në sallën e operacionit

doktori- Për një javë . Kur ka marrë konfirmimin nga infektivi që nuk është më me fruth ka hyrë në sallë.

gazetarja – Pra ka hyrë vetëm në momentin që nuk e ka ditur se ishte me fruth?

Doktori – Po. në fillim ti nuk mundesh ta dallosh fruthin ke temperaturë , ke ethe kurse puçrat dalin më vonë

Gazetarja – Dhe gjatë kohës që ka qenë me temperaturë dhe me ethe ka qenë i detyruar të vijë për aq kohë sa nuk ka pasur një raport

Doktori- Po pasi nuk e ka ditë që ka qenë i sëmurë me fruth, pasi simptomat kanë qenë si grip./ Top Channel

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:53

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.Ai gjithashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pa

Postuar: 15/11/2019 - 21:15

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.

Postuar: 15/11/2019 - 20:00

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis, ka shprehur bindjen e tij se edhe përkrah qëndrimit

Postuar: 15/11/2019 - 17:31

Tani që ai është zgjedhur kryeministër nuk është aspak e lehtë të lëvizë i vetëm në ambiente publ

Postuar: 15/11/2019 - 15:23

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut informon se 22 Nëntori – D

Postuar: 15/11/2019 - 15:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se i takon Serbisë të vendosë se ç