Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sllovenia premton mbështetje për Kosovën

Sllovenia premton mbështetje për Kosovën

Postuar: 13/03/2018 - 16:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
 
Në takim u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të të dyja vendeve dhe mundësitë e avancimit të tyre në shumë fusha, veçanërisht në sferën ekonomike.
 
Pasi e njohu kryediplomatin slloven për zhvillimet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional, Veseli e falënderoi atë për kontributin e vazhdueshëm të Sllovenisë në drejtim të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës, zhvillimit ekonomik, si dhe për përkrahjen në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
 
Veseli shtroi nevojën e intensifikimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe vazhdimit të përkrahjes së Lubjanës zyrtare për Kosovën edhe në të ardhmen.
Ministri i jashtëm slloven, Erjavec, nga ana e tij, theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk do të mungojë, si në sektorin ekonomik, ashtu edhe në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të euro-integrimeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 12:01

“Një popull , nuk mund ti nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Postuar: 21/09/2018 - 15:10

Një djalë nga Gjilani i ka bërë shantazh ish-të dashurës së tij duke i kërkuar 1200 euro, ose n

Postuar: 20/09/2018 - 21:28

Një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme për integrimin euro-atlantik

Postuar: 20/09/2018 - 20:38

Rreth 200 qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, duke për

Postuar: 20/09/2018 - 18:26

22 persona janë arrestuar nga Policia nën dyshimin për përfshirje në shrytëzim prostitucioni.

Postuar: 20/09/2018 - 16:24

Që kur u artikulua për herë të parë në muajin gusht, ideja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës e

Postuar: 20/09/2018 - 14:51

Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk