BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Sofja jep alarmin, Rusia infiltron spiunë në Bullgari, Borisov paralajmëron Putin dhe nis arrestimet e agjentëve

Sofja jep alarmin, Rusia infiltron spiunë në Bullgari, Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka dhënë një ultimatum për Rusinë, për të ndalur fushatat e spiunimit ndaj shtetit bullgar. Deklarata e tij i referohet rastit të ndodhur ditën e premte, kur Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë, e njohur ndryshe edhe si SANS, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari. Operacioni kishte qëllim parandalimin e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara, informacione të cilat janë të rëndësisë së veçantë për shtetin. Operacioni rezultoi i suksesshëm, duke qenë se u finalizua me arrestimin e gjashtë të arrestuarve, duke e bërë kështu operacionin më të madh të këtij lloji për Bullgarinë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. “Mund të lindë nevoja që prapë të deklarojmë si të padëshiruar diplomatët rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunimin në Bullgari. Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm”, tha Borisov. E të njëjtës linjë ka qenë edhe deklarata e Shteteve të Bashkuar dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat bënë me dije se qëndrojnë krah Bullgarisë në këtë ngjarje, duke i quajtur veprimet e ndërmarra nga Rusia për spiunim, si veprimtari malinje. “Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. Ndërsa ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab përmes një deklarate dënoi veprimet ruse të cilat i quajti armiqësore ndaj një shteti të pavarur dhe sovran.

Dinamika e ngjarjes

Mediat bullgare kanë raportuar se dy nga gjashtë të arrestuarit janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov. Iliev ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës, e njohur ndryshe edhe si GRU. Zyra e Prokurorit bullgar njoftoi se grupi i spiunazhit përfshinë gjithashtu një drejtor të një regjistri për informacionin e klasifikuar në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë. Midis të arrestuarve ishin dy oficerë të forcave të armatosura, si dhe një ish-oficer i kundërzbulimit ushtarak të vendit. Ky i fundit akuzohet për rekrutimin dhe zgjerimin e një rrjeti agjentësh për inteligjencën ruse. Akuza bazohet në një mision të përgjuar të mbledhjes së të dhënave. Sipas Prokurorisë, ish-oficeri i kundërzbulimit ushtarak bullgar fillimisht kishte bërë thirrje ideologjike. “Unë nuk jam thjesht një person pro-sovjetik, por një pro-Stalinist! Nuk është turp”, kishte thënë ish-oficeri, pas së cilës biseda kishte vazhduar për pagesën mujore në këmbim të ofrimit të sekreteve. Sipas medieve ruse, detyrat e vendosura nga Shërbimi Ushtarak rus i Inteligjencës (GRU) përfshinin bërjen e Screenshot-ve të kompjuterëve në Ministrinë bullgare e Mbrojtjes, të cilat përmbajnë të dhëna konfidenciale. Moska ishte veçanërisht e interesuar për tema që lidhen me Sirinë, Ukrainën dhe Nagorni-Karabakun. Telegraf raporton se detyrat përfshinin të dhëna për takimet e NATO-s, politikat e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, si dhe kontaktet e jashtme të Bullgarisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe CIA-në.

Prokuroria tha se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit u përpoq të fshihej, si rezultat i të cilit u krye një operacion për kërkimin dhe ndalimin e tij. Një nga të arrestuarat është gruaja e udhëheqësit të grupit. Ajo është një shtetase ruse dhe mbante marrëdhënie me stafin e misionit diplomatik rus në Sofje. Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.

Më të lexuarat