Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sofja konfirmon kushtet për euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut

Postuar: 09/10/2019 - 14:30

Qeveria e Bullgarisë sot do të konfirmojë pozitën dhe kushtet për mbështetje të eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dje deklaroi se do të konfirmohen kushtet më të rëndësishme të Sofjes për mbështetje të anëtarësimit të Shkupit në BE.
 
Në prag të vendimit të pritur të Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave, Zaharieva tha se Bullgaria ka interes që ato të fillojnë, por se mbështetja nuk do të jetë e pakusht.
 
Kushtet që i ka vendosur Sofja janë që Shkupi t’i ndalojë të gjitha pretendimet për njohjen e pakicës në Bullgari, të pengohet ideologjia antibullgare dhe gjuha e urrejtjes, arritje të pëlqimit rreth çështjeve historike dhe përcaktimeve të qarta kohore për realizimin e këtyre kushteve.
 
“Ne e mbështesim fillimin e negociatave, por me përfshirje të qartë të kushteve tona në kornizën negociuese. Ato janë edhe kriteret për inkuadrim në BE. Në kapitullin e 35-të duhet të jenë të përfshirë të gjitha çështjet. Kërkojmë që ky kapitull të hapet në fillim, ndërsa të përfundojë në fund të negociatave”, deklaroi Zaharieva.
 
Në Kuvendin bullgar, megjithatë, dje u dorëzua Propozim-deklarata për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Në dokument Sofja i bën thirrje Shkupit ta zbatojë në mënyrë efikase, pa shtyrje dhe me vullnet të mirë Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Në tekst theksohet edhe se Bullgaria angazhohet për pranimin e të vërtetës për histori të përbashkët të dy shteteve dhe popujve. Kërkohet të ndërpritet çdo reformë e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me ndjenja kombëtare bullgare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:18

Eskorta ku ndodhej Albin Kurti pësoi një aksident që nuk pati pasoja në njerëz.

Kurti, i ftuar në media gjatë mbrëmjes së sotme ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

Postuar: 21/10/2019 - 19:06

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Xhelal Sfeçla ka thënë sot se presidenti Hashim

Postuar: 21/10/2019 - 17:20

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-ru

Postuar: 21/10/2019 - 16:29

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik.

Postuar: 21/10/2019 - 15:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shi

Postuar: 21/10/2019 - 14:59

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvend

Postuar: 21/10/2019 - 14:54

Kosova shenoi sot me nje takim 10 vjetorin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ku ësht