Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sofje, Macron “dush të ftohtë” vendeve të Ballkanit për anëtarësimin

Macron “dush të ftohtë” vendeve të Ballkanit për anëtarësimin

Postuar: 17/05/2018 - 15:26

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten tingëllonte skeptik mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet nga Ballkani Perëndimor, në samitin e Sofjes që ka si qëllim pikërisht forcimin e lidhjeve mes rajonit dhe BE.
 
Komentet e Macron vijnë si një zhgënjim i veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilët shpresojnë për dritën e gjelbër nga udhëheqësit e BE-së muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për t’u bashkuar me bllokun, pasi në prill Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e negociatave për këto vende. 
 
“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Evropën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit më të madh”, ka thënë Macron për gazetarët në samitin e kryeqytetit bullgar.
 
“Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi”, ka shtuar tutje Macron.
 
“Nuk jam në favor të lëvizjes drejt zgjerimit para se të kemi të gjithë sigurinë e nevojshme dhe para se të bëjmë një reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian”.
 
Siç shkruan tutje ky medium, Ballkani ka mbështetur agjendën e BE-së pasi liderët janë alarmuar për ndikimin e fuqive të tjera, veçanërisht të Rusisë. 
 
Kriza e migracionit 2015, në të cilën qindra mijëra njerëz hynë në BE nëpërmjet rrugës së Ballkanit Perëndimor, gjithashtu dha një kujtesë të theksuar të rëndësisë së rajonit për stabilitetin e bllokut.
Por anëtarët e BE janë të ndarë për të deklaruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – mund të bashkohen një ditë me bllokun. Ata kanë divergjenca gjithashtu edhe rreth afatit potencial për pranimin e anëtarëve të rinj nga rajoni.
Serbia dhe Mali i Zi tashmë janë në bisedimet e anëtarësimit dhe Komisioni ka sugjeruar që ata të mund të hyjnë në BE deri në vitin 2025 – një objektiv i konsideruar me skepticizëm të konsiderueshëm nga disa zyrtarë në Bruksel dhe qeveritë e BE.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me Serbinë që do të vinte nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Postuar: 19/09/2018 - 08:44

Revista prestigjioze britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull idesë së nd

Postuar: 19/09/2018 - 08:38

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia sigurisht se fillimisht nu

Postuar: 19/09/2018 - 07:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka insistuar dje për tezën e tij të kontestuar të dialogut, du

Postuar: 19/09/2018 - 07:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sa herë që i jepet mundësia bën deklarata kundër njohjes s

Postuar: 18/09/2018 - 11:19

Ideja e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit për shkëmbim të territoreve ndërmjet Republikës së K

Postuar: 18/09/2018 - 09:05

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Ha