Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

Sot dialogu zhvendoset në Bruksel, Turqia irritohet me Kosovën , kundër vendosjes së ambasadës në Jerusalem

Sot dialogu zhvendoset në Bruksel, Turqia irritohet me Kosovën ,

Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, marrëveshje e cila ka qenë e karakterit ekonomik, palët do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel. BE është shprehur me komente të përmbajtura sa i takon marrëveshjes. “Blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit në SHBA. Ne mirëpresim palët në Bruksel për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së”, deklaroi Peter Stano, zëdhënësi i Josep Borrell.

Qendrimi i Hotit dhe Vuçiç mbi Brukselin

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se asgjë nuk quhet e përfunduar pa arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Ai shkroi se takimi në Bruksel është në funksion të bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve. “Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura”, shkroi Hoti. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha dje pas një takimi me të Mathew Palmer dhe Miroslav Lajcak në Bruksel, se BE-ja këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve. “BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë udhëheqësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Megjithatë kushdo që do tu thoshte se BE është më e lumtura në botë për arritjen e marrëveshjes në SHBA, do tu gënjente”, u tha Vuçiç gazetarëve. Vuçiç tha se dialogu me Kosovën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhësit. “Nëse do të më pyesnit nëse do ta pranoja në 2009 dhe 2010, kur autoritetet tona e pranuan, unë nuk do ta pranoja, por u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është detyrimi ynë sot dhe ne nuk mund të zgjedhim. Ne jemi në rrugën evropiane dhe ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë europianë”, tha presidenti serb. Në deklaratën e tij Vuçiç premtoi serbëve se në takimin e së hënës do të ngrejë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Turqia kundër ambasadës kosovare në Jerusalem

Por pakti i arritur në SHAB ka krisur bashkëpunimi Kosovë-Turqi. Ankaraja ka dalë kundër zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem. “Për ne është zhgënjyes edhe vetëm fakti që autoritetet kosovare të mendojnë në lidhje me ndërmarrjen e një hapi të tillë që do të përbënte shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare”, kështu shprehet Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një deklaratë. Turqia është një nga shtetet e para e cila ka kryer njohjen e Kosovës si shtet dhe është ndër ato vende që ka bërë gjithmonë një punë të madhe lidhur me njohjen e këtij vendi nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur akoma. “Ne nuk e vlerësojmë të drejtë që ky proces të ndërtohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi dhimbjet e popullit palestinez me territore të okupuara. Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, gjë kjo që është theksuar shumë herë me rezoluta të ndryshme të OKB-së”, vazhdon deklarata e ministrisë. Më tej ministria i bën thirrje autoriteteve kosovare që të respektojnë rezolutat dhe të përmbahet nga hedhja e hapave të tillë, të cilët do të cenonin statusin historik dhe juridik të Jerusalemit dhe do të pengonin njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera në të ardhmen.