BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Rajoni

Sot ditë “zjarri” për Beogradin, Aleksandër Vuçiç luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij, do infiltrojë provokatorë për të shkaktuar trazira, ja plani mizor

Sot ditë “zjarri” për Beogradin, Aleksandër

Atmosfera shoqërore në Serbi është elektrizuar tej mase, pas dy vrasjeve masive që ndodhën disa javë më parë, ku mbetën të vrarë afro 20 të rinj, e që u pasuan me protesta të shumta të qytetarëve kundër dhunës, sidomos nëpër shkolla. Megjithatë thirrjet për dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe një pjese të kabinetit të tij, është nxehur edhe situata politike. Sot, në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”, regjimi i Vuçiçit planifikon të fusë provokatorë të cilët do të tentojnë të shkaktojnë incidente fizike me përfaqësuesit e opozitës, shkruan “Nova.rs” duke cituar burime pranë organizatorëve të protestës. Ata deklarojnë se me këtë veprim, qeveria planifikon të vazhdojë diskreditimin e protestave masive. Javën e kaluar tashmë kishte një tentativë të ngjashme për të shkaktuar trazira kur protestuesit dolën para ndërtesës së RTS-së, dhe disa individë, të udhëzuar nga autoritetet, tentuan të hyjnë me forcë në objekt.

Plani i Vuçiç

Siç shkruan “Nova.rs”, ideja është që provokatorët të afrohen me një nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shkaktojnë fillimisht një incident verbal e më pas fizik.Hapi tjetër i këtij plani është akuzimi i politikanëve të opozitës për nxitje të dhunës, dhe se protestat e tyre nuk janë aspak paqësore, siç duan ta paraqesin "organizatorët", përmes mediave të regjimit.“Kështu duan të diskreditojnë qytetarët dhe njerëzit që marrin pjesë në protestë, të cilët prej javës së pestë po veprojnë me qetësi dhe shprehin pakënaqësinë e tyre”, thotë një burim për Nova.rs. Media raporton seedhe në prag të protestës së mëparshme “Serbia kundër dhunës” para godinës së RTS-së, regjimi dëshironte të fuste përkrahësit e tij në mesin e qytetarëve, pasi kishin frikë do të sulmonin me forcë godinën e RTS-së. Kjo, theksojnë ata, pothuajse është realizuar.Përkatësisht, përfaqësuesit e opozitës kanë penguar disa nga qytetarët e udhëzuar që të hyjnë në ambientet e RTS-së, dhe situata është qetësuar.Kjo duket se është një përpjekje “nga dëshpërimi” i presidentit Vuçiç, sidomos pas dështimit të 26 majit, që ai e propagandoi si “tubimi më i madh në historinë e Serbisë”.Për të përmbushur dëshirën e tij dhe për të treguar se sa “mbështetje ka, autobusët u nisën nga e gjithë Serbia që nga agimi herët me qëllim që të zhvendosnin në Beograd sa më shumë njerëz që do të admironin “guximin dhe forcën” e tij. Megjithatë në realitet asgjë nga këto nuk u realizua. Sipas opozitës, skenat nga ura e Brankos, ku pas një shiu të rrëmbyeshëm mbështetësit braktisën Vuçiçin e iu drejtuan autobusëveishin një sinjal se ka filluar fundi i sundimit të Aleksandër Vuçiçit dhe Partisë Përparimtare Serbe.

Provokime e incidente

Sakaq, për të parandaluar incidente të padëshiruara në protestën e sotme, një pjesë e opozitës u takua të mërkurën me shefin e policisë së Beogradit, Veselin Miliç dhe shefat e gjashtë departamenteve të tjera policore. Deputetët e opozitës, të cilët janë edhe organizatorët teknikë të protestës "Serbia kundër dhunës", u siguruan nga shefi i policisë së Beogradit, Miliç, si dhe nga shefat e departamenteve të tjera të policisë, se policia do të jetë në rrugë gjatë protestës dhe se qytetarët do të lejohen të demonstrojnë të qetë. Organizatorët e protestës paralajmëruan gjithashtu se do të shtojnë numrin e rojeve që do të sigurojnë tubimin. Deri më tani kanë qenë rreth 200 të tillë dhe sot duhet të jenë shumë të tjerë.Protesta e sotme është e pesta tanimë, dhe lokacioni përfundimtar do të jetë rreth Presidencës së Serbisë. Organizatorët kanë garantuar paraprakisht se nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje në ndërtesë dhe se do të ruhet një karakter paqësor dhe dinjitoz.Tubimi do të fillojë në orën 18:00 para Kuvendit Popullor, dhe shëtitja do të zhvendoset nga Kuvendi i Serbisë përgjatë Bulevardit Kralja Aleksandra, pastaj përgjatë rrugës Beogradska deri në rrethrrotullimin Slavija, pastaj përgjatë rrugës Kralja Milana në Terazij dhe prej andej tek Sheshi Nikola Pashiç dhe Parku Pionirski, e pastaj do të mbyllet rreth rreth Presidencës. Protesta do të zgjasë deri në orën 21:00, dhe nuk dihet nëse do të ndiqet nga të tjera.

Më të lexuarat