Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Sot nisin bisedimet për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ja dy linjat e Zoran Zaev me partitë shqiptare

Sot nisin bisedimet për qeverinë e re në Maqedoninë e

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, u bë e qartë që për krijim e qeverisë së re do të duhej të krijohej një koalicion në mënyrë që të plotësoheshin kuotat e nevojshme. Menjëherë pas zgjedhjeve kreu i LSDM-së, Zoran Zaev që është edhe fituesi i zgjedhjeve të mbajtura në kohë pandemie, mori pushimet, gjë që solli edhe stopimin e dialogjeve lidhur me koalicionin. Nga partia LSDM është bërë me dije se Zaev i ka përfunduar tashmë pushimet dhe se ditën e sotme do të intensifikohen angazhimin për formimin e shumicës parlamentare që do të votonte për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Zaev. “Kryetari Zaev është në pushime në Strumicë dhe në disa lokacione tjera. Pushimin po e kalon me fëmijët, gruan dhe familjen, në organizim privat. Sot kthehet në Shkup, ndërsa prej nesër do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM, raporton INA. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime brenda partisë thonë se nesër në ora 14:00, në Klubin e Deputetëve, Zaev do të realizojë takim me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Jo zyrtarisht, Zaev pritet që gjatë ditës së nesërme të realizojë takime edhe me liderët e partive të tjera parlamentare, por që sipas të njëjtave burime të cilët kanë folur për agjencinë e lajmeve INA, ende nuk është caktuar koha e saktë e takimeve. Në intervistën e tij të fundit për gazetën kroate “Nacional”, Zaev deklaroi se do të bisedojë me të gjithë , por gjithsesi jo me, siç tha ai, “struktura që bisedojnë për ide të ndryshme nga koncepti demokratik dhe evropian”. Sipas afateve kushtetuese, maksimumi deri më 14 gusht, presidenti Stevo Pendarovski do të duhet të përcaktojë mandatarin, i cili në 20 ditët e ardhshme do të duhet të formojë qeverinë e re dhe të dorëzojë programin e punës në Kuvend.

Dy skenarët e Zaev me partitë shqiptare

Sipas mediave maqedonase, Zoran Zaev do të tentojë që ndërtojë një koalicion më të gjerë me partitë shqiptare, pra edhe me 12 deputetë të koalicionit të dy partive, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Por ashtu siç ndodhi kur e formoi qeverinë pas zgjedhjeve të 2016-ës, LSDM pritet të hasë në kundërshtimin e fortë të BDI-së për t’i marrë edhe partitë tjera shqiptare. Nga ana tjetër edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kishte një përplasje të ashpër me eksponentë të partisë Alternativa dhe nuk pritet të jetë dakord që të jetë në qeveri jo vetëm me partinë e Afrim Gashit por edhe me ish bashkë partiakun e tij, Ziadin Sela, tani më me 8 deputet në Parlament. Eventualisht tek linja e parë, LSDM-BDI-PDSH, nëse Zaev has në kushtëzimin e BDI-së për kryeministër shqiptar që në fillim të qeverisjes, ka gjasa që ai t’i kthej sytë në alternativa tjera.

Ajo që diskutohet në opinion është të “kapë” deputetë nga VMRO. Në këtë rast Zaev nuk është pa përvojë, kur kujtojmë ndryshimet kushtetuese nga Marrëveshja e Prespës, të cilat kaluan me ndihmën e deputetëve të VMRO-së. Linja e dytë, ose skenari i dytë është fakti se nuk mund të përjashtohet edhe një variant që së fundmi përflitet gjerësisht, ai që BDI pas tre vitesh, të marrë për një vit postin e kryeministrit. BDI ka synime të mëdha që të hyjë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, duke udhëhequr me postet më të larta, atë të kryetarit të Parlamentit dhe atë të kryeministrit. Këtu duhet shtuar se BDI tentoi me herët që të imponojë një kandidat konsensual nga radhët e shqiptarëve për President të vendit, por që nuk pati përkrahjen e LSDM-së, duke u pajtuar me atë që një maqedonas si Stevo Pendarovski të jetë kandidat konsesnual.

Kujtojmë se sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare që doli nga zgjedhjet e 15 korrikut. Edhe VMRO-DPMNE që ka dy mandate më pak se Zaev ka theksuar se do të marrë pjesë në garën për formimin e Qeverisë, nëse shumicën nuk e siguron Zaev. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski nuk përjashtoi mundësinë që vendi në shtator sërish të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi asnjë nga partitë nuk mund të sigurojë koalicion stabël, për shkak të numrave. Partitë shqiptare janë në pritje të bisedimeve dhe se deri tani ato kanë shprehur qëndrimet e tyre se janë të hapura për koalicione, duke u bazuar në platformën e tyre politike.