BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Rajoni

Sot takimi i radhës Kosovë-Serbi, Prishtina këmbëngul te njohja reciproke, Thaçi kritika mbi temat në diskutim

Sot takimi i radhës Kosovë-Serbi, Prishtina këmbëngul te

Ditën e sotme në Bruksel zhvillohet takimi i radhës në kuadër të vazhdimit të procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Takimi i sotëm është paralajmëruar se do të mbahet në nivel ekspertësh. Në një deklaratë të ditës së djeshme, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një deklarate për media ka ripërsëritur se hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Në këtë deklaratë të Zyrës së Presidentit thuhet se Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit dhe po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror. Në përgjigje të deklaratës së Thaçit është shprehur Kryeministri Hoti, i cili ka siguruar se në Bruksel nuk do të diskutohet tema e Asociacionit të Komunave Serbe. Hoti ka thënë se udhërrëfyes për Qeverinë e Kosovës për procesin e dialogut është Kushtetua e vendit.

Kryeministri në tryezën e organizuar nga KDI për procesin e dialogut, ka thënë se për këtë proces nuk do të ketë zgjedhje akademike por sistematike.“Udhërrëfyes nga dita e parë kur kemi marrë detyrën për proces të dialogut është Kushtetua e Kosovës. Nuk do të shihni dokumente, platforma të ndryshme që janë të tipit të shkuara mirë në aspektin akademik që japin zgjidhje kreative për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Atë që keni me pa është një qasje sistematike në zgjidhjen e këtij problemi, pra nuk do të ketë zgjidhje kreative, por sistematike”, është shprehur Hoti.

Deklaratat kundërshtuese të Lajçak dhe Gjuriç

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se kryeministri Hoti, dhe presidenti Vuçiç, kanë rënë dakord që negociatorët e tyre të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve të pretendimeve të ndërsjella financiare dhe të rregullimeve për komunitetet jo shumicë. “Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t’i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, shkroi Lajçak në Tëitter. Pas deklaratës së Lajçak, ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç. Gjuriç ka thënë se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Duke i replikuar Laçakut në Tëitter , Gjuriç ka shkruar se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh. “Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”, ka shkruar Gjuriç. Tema e Asociacionit të komunave serbe ka nxitur edhe reagimin e Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, i cili thotë se Kosova do të kushtëzojë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin me njohjen reciproke. Beqiri insiston se Kosova nuk do të nënshkruajë marrëveshje të veçanta për çështje specifike. “Qëndrimi zyrtar i delegacionit të Kosovës dhe i kryeministrit po ashtu, është se asnjë marrëveshje, sado e vogël, për çështje që duken të parëndësishme, nuk mund të arrihet, nëse nuk arrihet marrëveshja finale, ligjërisht e obligueshme, gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihet edhe njohja”, deklaroi ai. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parashikuar me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më 2015, të dyja vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Kushtetuesja përcakton se parimet mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Kjo çështje ka nxitur debate të ashpra e protesta masive në Kosovë.