BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Rajoni

Stoltenberg i jep mesazhin e qartë Serbisë: NATO do ndërhyjë nëse cenohet stabiliteti në Kosovë

Stoltenberg i jep mesazhin e qartë Serbisë: NATO do ndërhyjë

NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast se cenohet stabiliteti në Kosovë.Ishte ky mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s JensStoltenberg i përcolli presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave.Stoltenberg bëri me dije se ka kryer një bisedë telefonike me Vuçiçin, ku kanë folur rreth tensioneve në veri të Kosovës.“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi JensStoltenberg.Stoltenberg ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme. Reagimet e Stoltenberg vijnë pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan JeffHovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe, deri më 1 shtator. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.