Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stoltenberg: I takon Serbisë të vendosë për çështje të teknologjisë

Postuar: 15/11/2019 - 15:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se i takon Serbisë të vendosë se çfarë lloji të teknologjisë dëshiron të ketë,  në rritje në lidhje me rolin e Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe teknologjinë e saj 5G.
 
Stoltenberg tha se ekzistojnë kushte që NATO-ja u kërkon vendeve anëtare sa i përket teknologjisë 5G, mirëpo, sipas tij, kjo nuk vlen për vendet që nuk janë anëtare të Aleancës.
 
“Ne mund t’i këshillojmë ata, por varet nga Serbia që të vendosë se çfarë lloj telekomunikacioni dëshiron dhe si e organizon infrastrukturën e saj civile. Ne e mirëpresim faktin që Serbia është një partner i ngushtë i NATO-s. Ne po bashkëpunojmë me Serbinë”, tha Stoltenbeg.
 
5G është gjenerata e fundit e teknologjisë së internetit që ofron për përdoruesit qasje në internet me një shpejtësi më të madhe.
 
Kompania kineze e teknologjisë Huawei po synon të investojë më shumë në tregun serb.
 
Më 4 tetor, gjatë një vizite në Kinë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendosë për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.
Në muajin maj, Uashingtoni e përfshiu në listë të zezë Huawei-n, duke pretenduar se kompania kineze është përfshirë në aktivitete në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA-së, ose interesat e politikës së jashtme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 22:30

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është shprehur se e ka çliruar shtetin nga ata që u munduan që ta shantazhonin.

Postuar: 13/12/2019 - 20:48

Takimi i rradhës mes liderit të Vetëvendosjes dhe atij të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar sërish

Postuar: 13/12/2019 - 17:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se  “duke respektuar kërkesën e shumicës s

Postuar: 13/12/2019 - 15:18

Shtyrja e mundshme e sërishme në pranverë e vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim t

Postuar: 13/12/2019 - 15:12

Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të a

Postuar: 13/12/2019 - 15:07

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndryshuar datën e mbledhjes së parë të legjislaturës së sh

Postuar: 13/12/2019 - 11:34

Lajmin e trishtë për humbjen e mikut të tij më të mirë e ka dhënë ditën e sotme kryeministri