BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Stoltenberg: Pa marrëveshje me Greqinë, nuk ka as NATO as BE

Stoltenberg: Pa marrëveshje me Greqinë, nuk ka as NATO as BE
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ishte sot në Maqedoni me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, dhe tha në një konferencë shtypi me kryeministrin Zoran Zaev, se në referendumin e 30 shtatorit qytetarët e Maqedonisë do ta kenë mundësinë të vendosin për të ardhmen e tyre. Ai tha se NATO ka vendosur që ta pranojë Maqedoninë si anëtarja e 30-të dhe qytetarët duhet masivisht të dalin në referendum më 30 shtator.
 
“Siç e dini NATO në korrik lejoi që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e vendit tuaj. Kompromisi që ju bëtë me Greqinë për të zgjidhur kontestin e emrit nuk është i lehtë. Më 30 shtator do të keni referendum, prandaj do të keni mundësi që zëri juaj të dëgjohet. Kjo është mundësi një herë në jetë të bëheni pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Bisedimet për anëtarësim janë në rrjedhë. Kjo është një mundësi për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Pasi Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s, investimet janë dyfishuar”, tha Stoltenberg.
 
“Ne jemi gati t’ju pranojmë si anëtarja e 30-të. Ekonomia po rritet dhe reformat po zbatohet. Ju inkurajoj të vazhdoni me reforma dhe kjo do t’ju bëj të punoni së bashku me Aleancën. Ne duam ta shohim vendin tuaj të ketë sukses dhe do t’ju mbështesim, por vetëm qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të vendosin. Pra e ardhmja juaj është në duart e juaja”, shtoi ai.
 
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij falënderoi Stoltenbergin për kontributin e tij për ftesën e NATO-s për Maqedoninë dhe u shpreh optimist se referendumi për marrëveshjen me Greqinë do të jetë i suksesshëm.
 
“Para se gjithash dua të përmend angazhimin e Stoltenberg për promovimin e bashkëpunimit të Maqedonisë dhe NATO-s. Qytetarët do ta kujtojnë se ai e nënshkroi ftesën për vendin tonë. Ftesa ndikoi pozitivisht në shoqërinë tonë të brendshme, treguam se vizioni dhe puna japin rezultate të shkëlqyeshme. Marrëveshjet tona me fqinjët forcojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.
“Kemi filluar reforma në gjitha fushat, ndërsa përparësi do t’u jepet sundimit të së drejtës, gjyqësorit dhe të drejtave të qytetarëve. Jam i bindur se qytetarët do ta njohin rëndësinë e këtij momenti dhe gjithashtu pres që gjitha partitë, sidomos opozita do të bashkëngjiten në procesin për referendumin. Qëllimi jonë për fushatën do të jetë të informojmë qytetarët për dobitë e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO, si dhe për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë. Pres që referendumi do të jetë i suksesshëm dhe më pas të fillojmë me ndryshimet kushtetuese pa shtyrje të shumta”, tha mes tjerash Zaev.
 
Donald Trump Shkupit: Pranoni marrëveshjen e emrit me Greqinë, ju siguron stabilitet
 
Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar dje peshën e tij në çështjen e emrit të ri të Maqedonisë, duke i sugjeruar homologut maqedonas Gjorge Ivanov të mos ngrejë pengesa për në referendumin e fund-muajit për marrëveshjen. Në letrën e urimit me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, Donald Trump shkruante se Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit, i  hap rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, prandaj është një rast që nuk duhet humbur. "Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo, si dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t'i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë për ju", ka shkruar Trump në urimin e tij, të publikuar nga Ambasada amerikane në Shkup. Pas miratimit në referendumin e 30 shtatorit, Maqedonia pritet ta ndryshojë emrin në "Republika e Maqedonisë së Veriut", por opozita e vendit, qëndrimin e së cilës mbështet dhe Ivanov, ka thënë se nuk do të mbështesë iniciativën.
 
Ivanov: BE dhe NATO jo alibi për marrëveshje të keqe
 
Por megjithë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuik dukej se do të ndryshonte mendim, në takimin me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Ivanov tha se Republika e Maqedonisë fuqishëm angazhohet për promovimin e paqes dhe stabilitetit dhe se kontribuon në sigurinë brenda dhe jashtë rajonit. Ai vlerësoi se Republika e Maqedonisë në vazhdimësi tregon se është partner dhe aleat i besueshëm i NATO-s.
“Besoj se vendi i vërtet i Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s. Do të vazhdojë që t’i mbështes qëllimet tona strategjike. Por, Bashkimi Evropian dhe NATO asnjëherë s’duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe”, tha Ivanov duke i referuar marrëveshjes së emrit me Greqinë.
Ivanov gjithashtu tha se të gjitha obligimet e tij si Komandant i Lartë i forcave të armatosura në më lidhje me mbrojtjen janë kryer dhe se ARM i plotëson detyrat e caktuara dhe ia arriti që të tregohet si partner i barabartë me armatat e vendeve anëtare të NATO-s si në trajnime, ushtrime dhe kontrolle, ashtu edhe në praktikë në zbatimin e operacioneve. / Andi Lamko