Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stoltenberg: Shpresoj që në dhjetor Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancë do të përfundojë deri në dhjetor të këtij vit, dhe se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër vendi do të bëhet anëtare e plotë e saj.
 
Stoltenberg e dërgoi këtë mesazh një ditë para fillimit të mbledhjes ministrore për mbrojtje e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
“Të gjithë aleatët e nënshkruan protokollin për anëtarësim në shkurt dhe pastaj filluan me ratifikimin. Ratifikimi po shkon mjaft shpejtë, ashtu siç u bë anëtare Mali i Zi, nevojitet një vit kohë. Nuk varet prej meje se sa shpejtë do të ratifikojnë, por do të ishte mirë nëse do të përfundonin deri në dhjetor kur në Londër do të mblidhen liderët. Nëse nuk bëhet atëherë, presim që të bëhet shpejtë pas saj”, deklaroi Stoltenberg.
 
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha standardet për anëtarësim në NATO.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 19:42

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Postuar: 18/11/2019 - 19:37

Pediatrja Alma Dresovic është pediatrja nga Mali i Zi, e cila shpëtoi një fëmijë që kishte gëll

Postuar: 18/11/2019 - 18:57

Mijëra qytetarë dhe zyrtarë kroatë morën pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në Vukovar në për

Postuar: 18/11/2019 - 18:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 në

Postuar: 18/11/2019 - 16:39

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar sot në g

Postuar: 18/11/2019 - 15:17

Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdoi ikjen nga marrja e përgjegjësive për trajtimin e rast

Postuar: 18/11/2019 - 15:03

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se ftesat kanë për qëllim njollosjen e luft