Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmi në Paris, gazetarët kosovarë solidarizohen me viktimat: Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë atë ndjejmë

Sulmi në Paris, gazetarët kosovarë solidarizohen me viktimat: Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë atë ndjejmë

Postuar: 08/01/2015 - 22:00

Gazetarët e Kosovës janë bashkuar sot me tubimet përkujtimore në nderim të viktimave në Paris, me moton "Je suis Charlie", (Unë jam Charlie). 
 
“Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe me fjalë nuk mund të përshkruhet ajo çfarë ndjejmë për kolegët tanë. Në solidarizohemi me ta. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarëdo sulmi ndaj mediave, ndaj gazetarëve, është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë”, është shprehur Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani.
 
Ndërkohë, me gazetarët janë bashkuar edhe zëvendës ambasadorja e Francës në Kosovë, Lise Motomalaya, e cila falënderoi kosovarët për solidarizimin ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Mësohet se sulmi terrorist është dënuar dhe nga Bashkësia Islamike e Kosovës, e cila ka ngushëlluar ambasadoren franceze, duke dënuar ashpër sulmin. 
 
"Vlerat njerëzore  në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 15:39

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re,  nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
 

Postuar: 23/08/2019 - 15:32

Kuvendi i Kosovës u shpërnda këtë të enjte, ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shumë sh

Postuar: 23/08/2019 - 15:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa

Postuar: 23/08/2019 - 11:28

Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit

Postuar: 23/08/2019 - 08:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aks

Postuar: 23/08/2019 - 07:52

Me 89 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërnd

Postuar: 22/08/2019 - 15:30

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dalë me një deklaratë, menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendi