BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Rajoni

Sulmi në Parlament në 2017, gjykata maqedonase dënon ish-kreun e Kuvendit dhe disa ish-ministra

Sulmi në Parlament në 2017, gjykata maqedonase dënon ish-kreun e

Ditën e djeshme është marrë vendimi në lidhje me organizimin e ngjarjeve të dhunshme në vitin 2017 në Parlamentin maqedonas. Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski është dënuar nga Gjykata Penali e Shkupit me gjashtë vite e gjysmë heqje lirie, me akuzën e organizimit të këtyre ngjarjeve. Përveç Veljanovskit, dënime të tjera me burg janë marrë për ish-ministrin e Transportit Mile Janakievski dhe ish ministrin i Arsimit Spiro Ristovskit, me përkatësisht gjashtë vite e tre muaj heqje lirie, ndërsa ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet burg. Gjykata i ka gjetur personat e mësipërm fajtorë në lidhje me veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Pas shpalljes së vendimit, prokurorët kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me dënimet e ulta të dhëna nga gjykata. “Dënimi minimal për këtë vepër penale është së paku 10 vite. Gjykata i ka lehtësuar shumë dënimet, e patë që ato janë 6 vite e 6 muaj, apo 6 vite e 3 muaj, që edhe për prokurorinë vërtetë janë dënime shumë të ulëta. Jam e befasuar unë si prokurore, për këto dënime të ulëta, pasi në gjykimin paraprak, për kryerësit e aktit të dhunshëm në kuvend u dhanë dënime shumë të larta. Mendoj se gjykimi është ashtu siç është, gjykatësi do ta shpjegojë se përse e ka sjellë këtë vendim dhe përse kishte rrethana lehtësuese në një vepër të tillë të rëndë penale”, tha prokurorja Gordana Smaqoska. Gjykatësi Ile Tërpkov tha se dënimet janë minimale për shkak të qëndrimit korrekt dhe bashkëpunimit nga ana e të akuzuarve. Ai shtoi se “shteti mbrohet me mend dhe me zemër e jo me dhunë që lëndoi thelbin e demokracisë”. Gjykatësi Tërpkov theksoi se Veljanovski nuk respektoi rregulloren e parlamentit në seancën konstituive më 27 prill, 2017. Sipas akt-akuzës, ai njoftoi ish-Kryeministrin Guevski, i cili ndodhej në Vjenë, se LSDM do të zgjidhte Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit. Në atë çast, ish ministri i Arsimit Spiro Ristovski i thotë deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukovskit që ta hapte derën kryesore të Parlametit për të hyrë masa e njerëzve që po protestonin përjashta. Gjykatësi theksoi edhe shprehjen e Gruevskit atëherë se “populli nuk duhej të rrijë me pantofla në shtëpi, por ta marrë fatin në duart e veta”. Gjatë shpalljes së dënimit gjykatësi tha se të akuzuarit si organizatorë, kishin angazhuar strukturën partiake të VMRO-DPMNE-së në planin për sulmet.

Reagon OBRM-PDUKM

Në lidhje me vendimin për sulmin e 2017 që la të lënduar rëndë deputetin Ziadin Sela e Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetari i i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev është deklaruar OBRM-PDUKM. Zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski tha se vendimi është i pabazuar dhe i planifikuar me qëllim që t’i luftojë kundërshtarët politik të Zaevit. “Vendimi është gjykim i planifikuar për të krijuar frikë te kundërshtarët politik të Zaevit dhe në mënyrë të plotë shkatërron demokracinë në shtet. Përderisa kundërshtarët politik po dënohen pabazë, siç është rasti i sotëm, Qeveria e Zaev e shpërqendron opinionin nga krimet e veta dhe korrupsioni i vet”, tha ai.