Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takim ‘kokë më kokë’ me Albin Kurtin, Vjosa Osmani del me deklaratën e fortë: Vullnet për të qeverisur së bashku, ky është kushti para marrëveshjes finale!

Postuar: 10/10/2019 - 14:07

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit ‘kokë më kokë’ me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:18

Eskorta ku ndodhej Albin Kurti pësoi një aksident që nuk pati pasoja në njerëz.

Kurti, i ftuar në media gjatë mbrëmjes së sotme ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

Postuar: 21/10/2019 - 19:06

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Xhelal Sfeçla ka thënë sot se presidenti Hashim

Postuar: 21/10/2019 - 17:20

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-ru

Postuar: 21/10/2019 - 16:29

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik.

Postuar: 21/10/2019 - 15:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shi

Postuar: 21/10/2019 - 14:59

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvend

Postuar: 21/10/2019 - 14:54

Kosova shenoi sot me nje takim 10 vjetorin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ku ësht