BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Takimet në Prishtinë, zbulohet kërkesa e Vjosa Osmanit për Lajçak dhe Palmer

Takimet në Prishtinë, zbulohet kërkesa e Vjosa Osmanit për

Presidenca e Kosovës, ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku jep detaje nga takimi që kryetarja e shtetit Vjosa Osmani, pati me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-s, Mattheë A. Palmer.

Në këtë takim, Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqëndruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore  të institucioneve të vendit.

Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të do të ndajnë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani takohet me Palmer dhe Laj?ák.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Mattheë Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Laj?ák.

Në takim me ta, Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqëndruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore  të institucioneve të vendit.

Ajo po kështu i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në për përkrahjen që u kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të do të ndajnë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme,” nënvizoi Presidentja Osmani . Z. Palmer dhe z. Laj?ák, nga ana e tyre, e ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e dy zyrtarëve shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Lajçak dhe Palmer do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45 në zyrën e BE-së.