
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Takimi i Lajçak e Escobar me Osmanin, zbardhet fokusi bisedimeve

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Qershor 2023

Zbardhet takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me të dërguarit të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak sot. Osmani tha se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”. “Prandaj presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë”, u tha Osmani, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes. Osmani u takua me dy përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së më 6 qershor, në ditën e dytë të vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd.
Ata po vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në tentim për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës-Zvecan, Leposaviç dhe Zubtin Potok. Në këto komuna, serbë lokalë po protestojnë rregullisht prej 29 majit për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale – të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Një ditë më parë, ata i kërkuan Kurtit qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Osmani përmendi mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja gjatë takimit të saj. “Zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna”, tha Osmani. Ajo gjithashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar të punojë në bashkëpunim me aleatet e saja ndërkombëtare. Escobar dhe Lajçak pritet që gjatë ditës të takohen edhe me përfaqësues të partive në Kosovë, përshirë Listën Serbe. Më vonë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku, sipas njoftimeve, në orën 18:30 do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Më të lexuarat


Vrasja e policit në veri, ministri Svelça zbulon detaje tronditëse: Kemi gjetur dokumente ruse, Rusia dhe Serbia janë në të njëjtën linjë

Sulmi në Banjskë/ Serbët nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë, heshtje në stadium dhe... (Video)

“Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë”/ Vuçiçin e kap frika: Do të tërheqim forcat tona nga ajo zonë

Ushtria serbe niset drejt vijës kufitare me Kosovën, vjen reagimi nga qeveria dhe zbardh detajet

Ambasadori britanik në Beograd ultimatum Serbisë: T’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë

Publikohet audio-përgjimi/ “Jam i shqetësuar", si Ivanoviç paralajmëroi para vrasjes së tij për Radoiçiç: Ky është krimineli, mbajeni mend çfarë po ju them!

Tensionet në Veri/ Propozimi urgjent i deputetes britanike: Të krijohet një aleancë e re SHBA-Britani-Kosovë

Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, zbardhen detaje të rëndësishme nga biseda

Sulmi në Banjskë/ Albin Kurti flet për ‘Al Jazeera’, akuzon Beogradin për nxitje të dhunës dhe zbulon skenarit e frikshëm të presidentit serb: Ja çfarë po synon Vuçiç në Kosovë

Sulmi në Banjskë/ Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve, çfarë pritet
