BREAKING NEWS

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Greqi (foto)

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit
x
BREAKING NEWS

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x

Rajoni

Takimi i Ohrit në rend dite edhe në samitin e BE-së, Këshilli Evropian bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes

Takimi i Ohrit në rend dite edhe në samitin e BE-së,

Këshilli Evropian ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet e tyre. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka njoftuar krerët e diplomacisë së Bashkimit Evropian për takimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të mbajtur më 18 mars në Ohër, për të cilin tha se ishte “themeli për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. “Kjo marrëveshje krijon një status të ri që do të thotë se ne nuk duhet të kërkojmë më shpresë në dialog, gjë që na lejon të mos jemi më në një atmosferë krize, por të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, tha ai dhe shtoi se vendet anëtare dhanë mbështetjen e tyre dhe se tani fillon procesi. Për takimin, Borrell,do të flasë edhe në samitin e BE-së që zhvillohet në Bruksel më 23 dhe 24 mars. Ai ka deklaruar se blloku evropian do të marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit dhe t’i bëjë pjesë përbërëse të kornizës negociuese të BE-së për negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Ndërsa për Kosovën, zbatimi do të jetë pjesë e Komisionit për normalizim. Një prej pikave të aneksit vendos zbatimin si kusht për përparimin në procesin e integrimeve në BE dhe flet për pasojat e moszbatimit. Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve, që ka 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës.

Më të lexuarat